Martin Çuni
I lindur me 14 maj 1948 në fshatin Ujz të Hasit të thatë, Në vitin 1958, i ati Ndreca dhe nëna Gjane me fëmijët vendosen në Keqekollë të Malësisë së Gollakut. Ka mbaruar Gjimnazin në Prishtinë dhe ka studiuar Pedagogjinë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ka punuar si gazetar në redaksinë e kulturës, në emisioni për fëmijë dhe të rinj, në Radio Prishtinë…
Prej vitit 1968 deri në vitin 1982, Martin Çuni merre pjesë në lëvizjet dhe organizatat e rezistencës atdhetare e shoqërore të kohës, që vepronin me platformë të zgjidhjes së çështjes kombëtare e shoqërore të shqiptarëve nën Jugosllavi…
Arrestohet në mars të vitit 1982, ndërsa pas rreth një viti hetimesh e torturimesh te rënda në shkurt të vitit 1983 së bashku me shumë bashkëveprimtarë të tjerë dënohet me 8 vjet burg: Gjatë kohës sa ishte në burg dënohet edhe me 1 vit tjetër burg. Për 5 vite në burg nuk iu është lejuar lapsi, shkrimi, ndërsa 8 vjet pa mjetet informimit. Në fund të vitit 1990 lirohet nga burgu, ndërsa në vitin 1991 fillimisht vendoset në Zagreb të Kroacisë e pastaj në Shqipëri, nga ku – në kohën e tranzicionit – raporton për emisionin në gjuhën shqipe të Radio Zagrebit. Mbijetesa për fëmijët dhe familjen e detyron që në vitin 1992 të emigroi për në Gjemani, ku qëndron deri në shtator të vitit 1998, e më pas përmes Malit të Pashtrikut hyn i armatosur në Kosovë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Fillimisht vendoset në ZO të Drenicës, nga ku një kohë raportonte për Radion Dojçe Vele të Gjermanisë.
Në nëntor të vitit 1998 me vendimin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së i bashkohet i bashkohet stafit të Radio Kosova e lirë dhe Agjencisë së Lajmeve Kossovapres… |
Avni Azizi
Avni Azizi u lind më 06 shtator 1970 në Tërpezë të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Viti. Studioi Gjeografinë dhe Letërsinë në Universitetin e Prishtinës.
Me shkrime merret që nga mosha e re shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Një kohë të gjatë është marr me publicistikë, ishte redaktor i rubrikës së kulturës në të përditshmen “24 Orë” pastaj Kryeredaktor i revistës “Çlirimi” si dhe botoi një mori shkrimesh të zhanreve të ndryshme publicistike, letrare e studiuese etj.
Avniu më 1995 ka botuar përmbledhjen e parë në poezi “Buzëqeshjet e thyera” ndërsa në dorëshkrim ka veprat „Duke shikuar hartën e atdheut“ (poezi), “ Shpërputhje kulturore” (komente dhe analiza mbi artin dhe kulturën) “Kodërrahu”(Roman), “Metaforat e Lirisë” (libër me kritika letrare), si dhe „Flakadani i Karadakut“ monografi kushtuar dëshmorit të kombit Njazi Azemi.
Veprimtarinë e tij kombëtare e filloi në fillim të viteve ’90 në Lëvizjen Popullore Për Republikën e Kosovës (LPRK).
Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Avniu u angazhua në Zonën Operative të Karadakut (ZOK) ku ushtroi detyrën e zëdhënësit për informim publik pranë brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani”
Avniu ishte i angazhuar edhe në jetën politike në Kosovë, ku në vitet 2002-2004 ishte anëtar i kryesisë së Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës |