Solidarizim me protestën dhe kërkesat e punëtorëve të KEK-ut

795

Ne jemi me ju!

25 qershor 2019, Cyrih, Zvicër

Të nderuar punëtorë të KEK-ut,
I nderuar nënkryetar i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica,

Sindikalistët shqiptaro-zviceranë, në pamundësi që të jenë bashkë me ju në protestën e sotme, përmes kësaj shkrese solidarizohen plotësisht me protestën dhe kërkesat e drejta të punëtorëve të KEK-ut, të organizuar në Sindikatës e tyre të Re të KEK-ut (SR-KEK).

Protesta për realizimin e Marrëveshjes kolektive në nivel të KEK-ut si dhe rishikimi i ligjit për paga aty ku përfshihen punëtorët e KEK-ut si dhe rritja e shujtës së ushqimit nga 1.74€ në 3.5€ janë të domosdoshme dhe nuk guxojnë të zvarriten. Edhe kërkesa për paga të vazhdueshme dhe të përhershme jubilare është e drejtë dhe legjitime. Sindikalistët shqiptaro-zviceranë mbështesin veçanërisht rivitalizmin e Termocentralit Kosova A dhe shprehen kundër mbylljes së tij, pasi që me mbylljen e Kosova A zhduken shumë vende pune dhe rëndohet situata financiare e qindra e qindra familjeve të punëtorëve të KEK-ut.

Ne jemi me ju në këtë betejë sindikaliste dhe do të jemi prore përkrahë juve në luftën e punës dhe për drejtësi sociale.

Për SINDIKALISTËT SHQIPTARO-ZVICERANË
Xhafer Sejdiu dhe Zarije Bajrami