Bashkësitë fetare bashkë për të përkrahur viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë

????????????????????????????????????

Bashkësitë fetare në Kosovë janë bashkuar për një kauzë tejet të rëndësishme. Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të nënshkruajnë nesër një deklaratë në mbështetje të të dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Fillimisht ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët më titullin “Të gjithë sëbashku me një zë”, ku pas mbajtjes së saj do të dalin njëzëri me qëndrimin e tyre lidhur me këtë.

Sipas një njoftimi nga BIK në  konferencë  do të flasin Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish- presidentja, Atifete Jahjaga, prijësit e bashkësive fetare (Kishës Katolike, Kishës Protestante Ungjillore dhe Bashkësisë Hebarike), përfaqësuesit e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, Shefja e BE- Nataliya Apostolova, shefi i misionit të OSBE-së Jan Braathu, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell, ambasadorja e jonë në Uashington, Vlora Çitaku,  si dhe referues e njohës të çështje nga institucionet vendore e ndërkombëtare.