Sindikatat në Zvicër ishin prore mbështëse të lëvizjeve për barazi shoqërore!

Më 7 shkurt të këtij viti ne revokuam 50 vjetorin e arritjes së të drejtës së grave në Zvicër për të votuar. Më në fund gratë mund të zgjedhin dhe të zgjidhen. Tek kjo luftë sindikatat bartën rolin kryesor: Ato i dhanë grave qysh para vitit 1971 një zë.

Gjatë jubileut u mundësua balancimi i përparimeve nga fusha e barazisë. Nëse gjendja sa i përket barazisë është e pakënaqshme, atëherë kjo ka të bëjë me të drejtat e të huajve në Zvicër. Pa të drejtë vote e zgjidhjeje, pa të drejtë zgjedhjeje pasive: Kjo situatë e papranueshme prek një të katërtën e popullsisë zvicerane.

Pra, një të katërtën e popullatës, e cila edhe ashtu merre pjesë në jetën ekonomike të vendit. Një e katërta e përbërë nga punëmarrës që vuajnë nga kriza shëndetësore në Zvicër: Hulumtimet aktuale socio-mjekësore janë plotësisht të qarta – pandemia godet mbi proporcionalisht njerëzit me të ardhura të ulëta. Kjo është një situatë shqetësuese, e cila mund të qojë në një krizë sociale në formë të humbjes së të ardhurave, zvogëlimin e kursimeve e deri edhe tek hyrja në borxhe.

Këto parregullsi mund të mënjanohen vetëm përmes një strategjie solidare. Andaj Unia kërkon: 100% zëvendësim page për të gjitha pagat neto deri në 5’000 franga; asnjë pasojë për shkak të marrjes së ndihmës sociale, pavarësisht nga statusi i qëndrimit; një rishpërndarje përballë pabarazive sociale në rritje, për shembull në formë të një takse solidare mbi të ardhurat nga kapitali. Për rrugën solidare të daljes nga kriza.

Martine Docourt*, drejtuese e sektorit politik në sindikatën Unia

Martine Docourt është e lindur më 8 qershor 1979 në Delémont (Kantoni Jura), ku është rritur dhe ka bërë të gjithë shkollimin e saj obligator. Në vitin 1998 ka përfunduar studimet në gjuhët moderne në Lycée de Porrentruy të kantonit. Ka studiuar në Universitetin e Neuchâtel, ku në vitin 2003 ka diplomuar në Shkencat e Gjeologjisë, me opsionin Gjeologjisë e Mjedisit.

Me dëshirën për të konsoliduar njohuritë e saja në shkencat e mjedisit, ajo ka përfunduar një MAS në Shkollën Federale Zvicerane të Politeknikut në Lozanë (EPFL), ku ka diplomuar në vitin 2005. Në verën e vitit 2013 ajo ka përfunduar kursin CAS për zhvillim të qëndrueshëm në Universitetin e Bernës.

Pasi ka punuar një kohë në Zyrën Federale për Mjedisin (FOEN) në fushën e ligjislacionit për CO2 dhe zonat e ndotura në kantonin e Bernës, ajo aktualisht është drejtuese e sektorit politik të sindikatës Unia.

Martine Docourt është Kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet kantonale në Neuchatel. Në listën e PS kandidojnë edhe tre kandidat shqiptar, në mesin e tyre edhe Lirim Begzati jurist dhe aktivist shqiptar në Neuchatel.

Ftojmë të gjithë bashkombas*et me të drejtë vote në Kantonin e Neuchatelit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës dhe të votojnë Martine Docourt e Lirim Begzatin dhe bashkë me ta edhe tre bashkombasët tanë që janë në mesin e kandidatëve për deputet kantonal në Neuchatel: Burim Ahmetajn, Belul Bajramin dhe Shaip Imerin!