Shpërndarja e shqiptarëve, sipas qyteteve në Turqi    

Nga libri “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, të autorit Qamil Bytyçi, që jeton dhe vepron aktivisht në Stamboll, sot shkëputëm kapitullin  e IX, që bënë fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi dhe se në cilat qytetet ata u vendosën. Sipas autorit: Shumica e shqiptarëve që erdhën në Turqi në kohë të ndryshme, veçanërisht nga Jugosllavia nga presionet e serbëve, malazezve dhe maqedonasve, ishin si rezultat i luftërave apo presionit dhe dhunës së ushtruar ndaj tyre .

 Shkruan: Qamil Bytyçi, Stamboll

Një numër shqiptarësh që erdhën në Turqi kanë ardhur për shkaqe ekonomike, luftës civile, një pjesë për arsim, etj. ose ka edhe shqiptarë që u morën nga tokat e tyre dhe i vendosën në Anadoll (në kohën Osmane) për arsye ose si rezultat i rebelimit.

Meqenëse Stambolli ishte kryeqyteti i Perandorisë Osmane, shumica e shqiptarëve që erdhën u vendosën atje. Sigurisht, kishte njerëz që jetonin edhe në qytete të tjera të Rajonit Marmara.

Përveç kësaj,  në Turqinë e sotme ka shqiptarë u erdhën në qytete dhe në qyteza të ndryshme të Turqisë si zyrtar qeveritar.                                                                  Por shumica e shqiptarëve që erdhën në Turqi në kohë të ndryshme, veçanërisht nga Jugosllavia nga presionet e serbëve, Malazezve dhe Maqedonasve si rezultat i luftërave janë me shumicë. Shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi mund ta klasifikojmë si më poshtë;

Shqiptarët e ardhur nga Shqipëria

Ata erdhën dhe u vendosën në Stamboll nga qytete të ndryshme të Shqipërisë për arsye të ndryshme, në përgjithësi gjatë periudhës osmane dhe në vitet 1900-1930. Në qytete të tjera të Turqisë nuk mund të hasim shumë shqiptarë të ardhur nga Shqipëria. Sigurisht, nuk mund të themi se në qytete të tjera nuk ka fare. Shqiptarët e ardhur nga Shqipëria banojnë në Kasımpaşa, Okmeydanı, Eyüp, Şişli, Bosfor, Arnavutköy dhe rrethinat e tij në Stamboll.                                                                                    Ka edhe shqiptarë që erdhën për arsye ekonomike në vitet 1990’ta dhe më vonë  pas ndryshimit të regjimit në Shqipëri. Këta i hasim kryesisht në Stamboll, Izmir, Bursa, Ankara, Sakarya dhe shumë pak edhe në qytete të tjera.

Ka edhe shqiptarë Ortodoks të ardhur nga Shqipëria dhe Greqia.                              Në shoqatën “Vëllezëria Turko-Shqiptare” kishte rreth 150-200 anëtarë shqiptarë Ortodoks. Shqiptarët Ortodoks zakonisht banonin në Beyoğlu, Şişli, etj. pjesën Evropiane të Stambollit dhe në ujëdhezat Büyükada dhe Heybeliada.

Shqiptarët e ardhur nga Greqia

Shqiptarët e ardhur nga Greqia zakonisht shumicën e përbëjnë shqiptarët çamë që vijnë nga Rajoni i Çamërisë pas rezultatit i Marrëveshjes së Shkëmbimit të bërë në Traktatin e Lozanës në 1923 midis Turqisë dhe Greqisë.                                              Si rezultat i kësaj marrëveshje nga Greqia në Turqi kanë ardhur 500 mijë vetë prej tyre afërsisht 60 – 80 mijë kanë qenë shqiptarë. Shqiptarët Çamë zakonisht banojnë në Rajonin e Egjeut, veçanërisht në Izmir dhe në qytetet e Stambollit, Adana dhe Ankara. Sot, mendohet se në të gjithë Turqinë janë rreth 500 mijë shqiptarë Çam.                  Sipas burimeve maqedonase nga Maqedonia e Egjeut në Turqi janë rreth 6 mijë shqiptarë si rezultat i Traktatit të Lozanës.                                                                   Sigurisht që ata që erdhën nga Greqia të gjithë nuk qenë shqiptarë Çamë. Përveç këtyre ka shqiptarë që kanë ardhur në Turqi edhe nga zonat e Greqisë afër kufirit me Shqipërinë. Ata që erdhën nga Florina dhe Kasturi ndodhen në Manisa dhe fshatrat e saj, Niğde-Bor, Kayseri dhe në rrethinat e saj, në Yozgat Boğazlıyan-në fshatrat Yeniköy, Sarikaya, Dijarbakir, Hatay, Kuşadası, Kahramanmaraş në provinca dhe rrethe të ndryshme të Rajonit të Egjeut.

Shqiptarët e ardhur nga Lugina e Preshevës

Numri i atyre që erdhën pas Luftës së Parë Botërore është shumë i vogël dhe ata përgjithësisht u vendosën në qytete të ndryshme të rajonit të Egjeut.                          Nga Lugina e Preshevës më shumë kanë ardhur kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore. Ata që erdhën nga Presheva dhe Bujanovi pas Luftës së Dytë Botërore u vendosën kryesisht në Bursa edhe në Stamboll dhe Izmir. Ata kryesisht janë të përqendruar në këto vende por gjenden pak edhe në qytete të tjera. Për shembull edhe në Manisa-Akhisar ka shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Numri i shqiptarëve të ardhur nga Lugina e Preshevës është më i vogël se sa rajonet e tjera shqiptare.

Shqiptarët e ardhur nga Mali i Zi dhe Sanxhaku

Mund të themi se Rajoni i Sanxhakut është i ndarë në dysh, midis Republikave të Serbisë dhe Malit të Zi. Me fjalë të tjera, një pjesë është brenda kufijve të Serbisë dhe një pjesë në kufijtë e Republikës së Malit të Zi. Ka pak shqiptarë që jetojnë në të dy rajonet. Numri i të ardhurve nga ky rajon dhe nga Mali i Zi është edhe më i vogël se ata nga Lugina e Preshevës. Këta në përgjithësi gjenden në Stamboll por shumë pak edhe në qytete të tjera.

Shqiptarët e ardhur nga Maqedonia

Në Turqi ka të shpërngulur nga të gjitha qytetet e banuara me shqiptarë në Maqedoni. Nga Shkupi, Manastiri, Gostivari, Tetova, Kumanova, Kërçova, Përlepi, Ohri, Struga etj. shqiptarët kanë emigruar në Turqi. Numri i shqiptarëve që u shpërngulen nga Ohri dhe Struga është shumë më pak se në qytetet e tjera.                                                      Shumica e shqiptarëve nga Maqedonia erdhën pas Luftës së Dytë Botërore. Por ka edhe nga ata që kanë ardhur më përpara.

Manastiri ishte një qytet i rëndësishëm historik dhe kulturor për shqiptarët, për shkak se më 11-22 nëntor 1908 u mbajt një takim në Manastir për të standardizuar alfabetin e shqipes. Prandaj, serbët dhe maqedonasit duke e ditur këtë kanë bërë përpjekje të veçanta për t’i shpërngulur shqiptarët nga Manastiri. Mund të themi se ata kanë qenë të suksesshëm në këtë drejtim. Sot, shumë pak shqiptarë kanë mbetur në Manastir.                                                                                                                           Shqiptarët që kanë ardhur nga Maqedonia janë vendosur veçanërisht në Stamboll, në qyteteve të Rajonit Egje, Bursa, Sakarya, Ankara dhe në rrethe të ndryshme të këtyre qyteteve.

Shqiptarët e ardhur nga Kosova

Në Turqi shqiptarët më së shumti kanë ardhur nga Kosova. Numri i të ardhurve nga qyteti i Gjakovës së Kosovës është shumë i vogël. Përveç kësaj, ka shqiptarë të ardhur nga të gjitha qytetet e Kosovës. Kosova ishte rajoni ku shqiptarët jetonin më dendur në Jugosllavi. Prandaj, duke bërë presion shumë të madh këtu shqiptarët u detyruan të shpërngulen.

Rreth 125 mijë shqiptarë që jetonin në 705 fshatra në rajonin e Sanxhakut të Nishit në vitet 1877/1878 u detyruan të shpërngulen dhe të vendosen në qytete të ndryshme të Kosovës. Disa prej tyre duke filluar nga viti 1912 kanë emigruar në Turqi.                    Përveç kësaj duke filluar nga viti 1912, Luftën Ballkanike, Luftën e Parë Botërore dhe pas Luftës së Dytë Botërore nganjëherë duke u ngrit nganjëherë duke u ulë numri deri në vitet 1970’ta kanë vazhduar shpërnguljet nga Kosova për në Turqi.                          Sot, duke filluar nga Rajoni Marmara i Turqisë me shumicë ka shqiptarë në qytetet dhe ne qytezat e ndryshme të Rajonit Egje, të Rajonit të Detit të Zi, të Rajonit të Anadollisë Qendrore ka shqiptarë te vendosur.

Ata që emigruan nga viti 1912 deri në vitin 1940 u vendosën përveç Rajonit Marmara dhe Rajonit të Egjeut në rajone të tjera kryesisht në pjesë të ndryshme të Detit të Zi, Rajoneve Mesdhetare dhe Anadolisë Qendrore.

 Në foto: Faksimile nga libri, nxjerr nga Arkiva e Kryeministrisë – Turqi)