61 vjeçarja që mban familjen me biznesin e saj, përkundër shëndetit të dobët

Ditën e fillon në lokalin e saj vogël e që me të e mbanë familjen.

Me punë dore, Bedrije Shurdhani merret që një kohë të gjatë, fillimisht vetëm me rrobaqepësi për ta zgjeruar më tej biznesin e saj në qytetin e Gjilanit.

Ajo u bë kryefamiljare që nga paslufta pasi që burri saj vdiq.

“Jam kanë shumë marak vet me punu, qysh e re kam punuar për qef jo për biznes, por pas luftës e kam shndërruar në biznes pasiqë mbeta vet kryefamiljare dhe mu dasht patjetër që të bëjë diçka për të mbajtur familjen. Unë punoj të gjitha llojet e punimeve të dorës”, ka  thënë Shurdhani

Kërkesa për produktet e saj ka nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, sidomos kur del edhe nëpër panaire të ndryshme.

Ndërsa verës puna i shtohet për shkak se në vendlindje vijnë mërgimtarët.

“Ka shitje të këtyre produkteve, por jo edhe aq, pos kur të dal nëpër panaire apo kur të vijnë mërgimtarët nga jashtë. Por ka edhe porosi online”, ka shtuar Shurdhni.

Ajo jeton vetëm me të birin e saj të vetëm.

Bedrije Shurdhani që nga paslufta është kryefamiljare. Ajo merret me punë dore. Përkundër moshës dhe shëndetit jo të mirë herë-herë, asaj çdo ditë i duhet të punoj.