Në takimin e organizuar të Shoqatës Kulturore Kërçova me shoqatat tjera humanitare të rrethinës së Kërçovës, u diskutuan tema të shumta. Pos temës kryesore ‚Kërçovarët për Kërçovarët‘, projekt ky i prezantuar në takim i cili është ende në zhvillim e sipër, u diskutua edhe për organizimin e mësimit në gjuhën shqipe në Zvicër. Shoqata diskutoi rëndësinë dhe angazhimin e saj për organizimin e këtij mësimi.
Ajo thekson se numri i fëmijëve që rriten larg atdheut dhe nuk i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe është ende i madh, kurse hapjen e pikave shkollore e sheh si një akt patrotik. Shoqata Kulturore Kërçova duke pasur si qëllim mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, shprehet e gatshme të jap kontributin e saj në lidhje me përmirësimin e gjendjes aktuale.
Nënkryetari i Shoqatës Kërçova së bashku me koordinatorin e Shkollës Shqipe në Zvicër shprehin gadishmërinë në përshpejtimin dhe përgatitjen e aktiviteteve të cilat do të kenë për qëllim hapjen e shkollave shqipe kudo ku ka shqiptarë.
‘Është më se i nevojshëm angazhimi ynë kudo ku jetojmë dhe veprojmë në Zvicër, që të bëhemi bashkë në këtë mision kombëtar, me qëllim që të ndihmojmë Shkollën Shqipe në hapjen e pikave të reja shkollore’. – thuhet në postimin e tyre.






















