NJËMBËDHJETË MARSI I ’81-SHIT

NJËMBËDHJETË MARSI I ’81-SHIT
çeli lulëkuqet e Kosovës!

Po zgjonte ndërgjegjen
akademike,
studentore,
intelektuale
dhe punëtore…

U zgjuan nga gjumi
edhe vegjëlia!

Nisi atëherë
ringjallja e madhe:
rilindje,
ripërtëritje,
një agim i vërtetë!

U hapën gjithkund
dritë e dritare
për çështjen kombëtare!

Rilindi agimi,
dhe po agonte
agu ynë
i lirisë SHQIPTARE…

Nga Xhelal Hoxha