Saranda bunk`art muzeum, vepër e një njeriu të dhënë pas vlerave etnografike

 

Sarandjoti Petrit Myrtaj, ndonëse tash 70 vjeçar, për 20 vjet punoi në mbledhjen e vlerave etno-kulturore, në mënyrë këto eksponate, artefakte një ditë ti ekspozojë në shtëpinë e tij që ngrihej mbi një bunker të madh në periudhën e komunizmit, duke e bërë këtë muze një pikë referimi si për vizitorët e vendit ashtu edhe të atyre që vijnë nga jashtë.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Njerëzit  me pasion dhe vullnet të madh kur përqendrohen për arritjen e një qëllimi, nuk del gjë që i ndalë. Por kur këta njerëz sakrifikojnë jo vetëm kohën, por edhe shëndetin dhe lekun e fundit për arritjen e një të mire që nuk i shërben vetëm atij por gjithë qytetarëve që e rrethojnë. I tillë është sidomos sarandjoti Petrit Myrtaj, tash 70 vjeçar, i cili në moshën e tij më të mirë, për 20 vjet u angazhua në mbledhjen e vlerave etno-kulturore kudo që arriti, në mënyrë këto eksponate, artefakte një ditë të ua ofroj qytetarëve të vet përmes një muzeu shumë të veçantë në shtëpinë e tij.

Petritit, si petrit “fluturoi”, nga lagja në lagje, nga katundi në katund dhe filloi grumbullimin e artefakteve që kanë peshë të etnografike, madje shumë nga to edhe duke i blerë nga të ardhurat e tij ekzistenciale, në mënyrë që më 20 Korrik 2020 të hap dyert e muzeut të tij, të pagëzuar

SARANDA BUNKART MUSEUM. Edhe atë jo një muze dosido, por një monument kulture që e bënë edhe vet qytetin e Sarandës, me një traditë të pasur etno-kulturore edhe me një xhevahir më tepër.

Për të marrë pjesë në hapjen e përurimit të këtij muzeu pa ndonjë ceremoni të veçantë, për të cilin ishte derdh shumë djersë e mund nga ideatori dhe pronari i tij, më njoftoj miku im i çmueshëm aktori i madh, Anastas Nika, i cili e njihte nga afër shpirtin e veçantë të Petritit që të bëjë diçka nga shtëpia e tij, jo duke e kthyer në ndonjë bujtin apo restorant, që të fitojë sado pak për familjen e tij, por duke e ngrit një muze nga i cili fare nuk ka përfitime materiale, por vetëm shpenzime e shpenzime.

Sepse siç më deklaroi Petrit Myrtaj, ai për 20 vjet ka shkua edhe në fshatrat më të larta, për të grumbullua eksponate të periudhave të ndryshe, që një ditë tua ofrojë jo vetëm qytetarëve të tij, por edhe vizitorëve të shumtë që vijnë në këtë perlë të Jonit shqiptar.

Muzeu që në hyrje fillon me një top të vjetër, qindvjeçar që mbushet nga tyta, dhe përfundon brenda lokalet me një hyrje të një bunkeri të periudhës së komunizmit, me një thellësi prej rreth 80 metrash(!), buker ky që regjimi e kishte vendos brenda vet shtëpisë së Petritit, që nuk ishte vetëm një shtëpi e thjeshtë banimi por edhe një strehimore në rast kërcënimi nga jashtë, ndaj edhe kishte edhe bunkerin me municion përkatës deri edhe me mitraloz për brenda!

Objekti ku shtrihen eksponatet e ndryshme, artefakte nga kohë të ndryshme, filluar nga vegla bujqësore, armë të ndryshme, libra e enë shtëpiake, përbëjnë një pasuri të rrallë, shumë nga të cilat i mundojnë edhe vet muzetut të qytetit “Tradita” , që gjendet në qendër të Sarandës, e i cili fatkeqësisht nuk mbeti pa u goditë rëndë nga ngjarjen e vitit 1974, kur edhe shamë nga artefaktet u zhdukën.

Me rastin e vizitës që i bëmë muzeut të posa hapur, krahas, Anastasit ishte edhe djali i tij Angjelo i cili me shokun e tij Viktor Avdijajn filmuan një pjesë të muzeut për kompaninë filmike Viva studio, për të ia ofruar shikuesit këtë monument kulture e arti edhe përmes kanalit Youtube, duke e karakterizua këtë muze dhe bunkerin qe gjendet aty brenda tij: “si një mister i kohës së komunizmit”.  Ndërsa, që ideatori dhe krijuesi i këtij muzeu Petrit Myrtaj është i gatshëm që gjatë gjithë ditës për të pritur vizitorët dhe për te shpjeguar objektet antike dhe historike e deri të atyre më të vona, qe ndodhen ne te .

Me rastin e hapjes së këtij muzeu pata nderin që bashkë me mikun dhe aktorin Anastas Nuka të mbajmë edhe nga një fjalë përshëndetëse, pasi që Petriti më tepër është i punës se i fjalës. Me këtë rast Anastasi përkujtoi se: “ Unë kam disa vite qe e kam pikasur këtë njeri te çuditshëm, me një pasion të paparë po ndërtonte një muze….Ishte në hapat e para ,dhe sot ka realizuar një muze për ti pasur zili”, ndaj edhe ai me këtë rast përgëzoi Petritin për këtë punë të madhe që ka bërë, duke e pasuruar Sarandën edhe me një monument arti e kulture me interes edhe për vizitorë të huaj, që të njihen me të kaluarën e bujshme të kësaj ane.

Të shpresojmë që Petrit Myrtaj do të vazhdojë me mbledhjen edhe të shumë artefakteve të tjera që ruhen në këtë qoftë të zbuluara apo edhe të tjera që mund të hulumtohen. Ndaj edhe me këtë rast edhe në emër të portalit tonë përgëzojmë Petritin për punën e madhe deri te kurorëzimi i këtij objektivi dhe projekti të tij muzeor, që do ti shërbejë jo vetëm shpirtit të tij krijues e hulumtues, por edhe vet qytetarëve sarandjot e vizitorëve të shumë që vijnë nga anë të ndryshme në Sarandë.