Shqiptarja, e përzgjedhur si “Top Artist”nga revista amerikane

Piktorja Eva Belishova është shpallur “Top Artist” për vitin 2019 nga revista amerikane “Destig”.

Në mesin e dhjetëra intervistave të piktorëve të huaj nga e gjithë bota, dhënë për këtë revistë të njohur, është edhe ajo nga piktorja shqiptare, ku i kanë kushtuar gjatë faqe, përfshirë dhe disa piktura të saja.

Belishova për revistën ka treguar se kur ishte adoleshente babain e saj e kanë arrestuar dhe shton se “…në moshën më të re kuptova se ç’do të thotë të jetosh nën një regjim diktatorial dhe mësova sesi t’u bëj ballë poshtërimeve, gënjeshtrave dhe korrupsionit të një shteti të degraduar”

Ajo flet edhe për projektet e saj të ardhshme, videoja e tretë e shkurtër për Halloween 2019, që do të përfshijë efektet e koduara, thotë që është ende në procesin e të mësuarit.

“Për dy vitet e fundit kam përdorur një kombinim të artit tim dhe teknologjisë digjitale për të krijuar efekte pamore mahnitëse për dy trailers e mia për Halloween me titullin “Number 8” dhe tjetra “Gjuetia””, shton piktorja.

 E pyetur se ku e gjen inspirimin për punën që bën, ajo shpjegon: “Në re, pasi më pëlqen ta shoh veten si Boris Pasternak “një banor i reve””.

Ndër të tjera ajo jep edhe këshillë “Investoni në atë që vërtet doni dhe keni besim në gjykimin tuaj”.

Ndërkaq sipas saj arti është firma e vetme autentike e qenies njerëzore.

Disa nga pikturat e publikuara në revistën “Destig”