Zgjedhjet Parlamentare në Evropë, për fat të mirë kanë arritur ta rrisin vlerën e euros, pasiqë partitë tradicionale kanë ruajtur pozitën e tyre, karshi kërcënimit nga populistët.
Pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, valuta e euros tani shkëmbehet me 1.12 dollarë amerikan.
Në anën tjetër, partitë e ekstremit të djathtë në Itali, Britani të Madhe, Francë dhe Poloni, dolën të parat në votimet kombëtare, duke tronditur politikat brenda vendit, por dështuan të ndryshojnë ekuilibrin e fuqisë pro-evropiane në Parlamentin e Bashkimit Evropian. Në nivel evropian, Socialistët, të Gjelbrit, Liberalët dhe Konservatorët morën 506 nga 751 vende, që kalon ligjet për më shumë se 500 milionë banorëve.
Ndër kompanitë me performancën më të mirë ishte Fiat-Chrysler, që u rrit me thuajse 20 për qind pas raportimeve se pritet të bashkohet me Renault.























