PREVALLA, “ZVICRA E KOSOVËS”

Prevalla ofron gjithçka, boren, malet e mbushura me pemë, infrastrukturën, hotelet, bujtinat si dhe restorante që ofrojnë gatime tradicionale. Ndaj dhe kërkesat në periudhën e dimrit janë shumë të larta, por nuk mungojnë as stinën e verës, pasi terreni, peizazhet e mrekullueshme dhe ajri i freskët mes pishave, i cili thuhet se është shërues, e bëjnë një prej zonave më të jashtëzakonshme për hiking dhe ecje.

Kërkesat për të kaluar ditë relaksi dhe adrenaline në Prevallë, më së shumti i bëjnë të rinjtë, por nuk mungojnë as moshat e tjera.

Në Prevallë, nga muaji mars deri në maj çelin pishat dhe është një ajër që ndihmon.

Këtu ekzistojnë kushte atmosferike mjaftë të veçanta sepse në këtë hapësirë takohen tri lloje klimatike: klima mesdhetare e cila depërton përmes grykës së Lumbardhit të Prizrenit, klima kontinentale e cila arrin nga brendësia e territorit të Kosovës dhe klima malore e cila kushtëzohet nga lartësia mbidetare e zonës.  E pikërisht për këtë thuhet se në këtë vend, bëhet rigjenerimi i rruazave të gjakut. Të diagnostikuarve me kancer,  doktorët shpeshherë iu japin vetëm disa muaj kohë për të jetuar, pasi edhe kimioterapia mund të dështojë. Shpresëdhënëse për këta persona është Prevalla për shkak se terapia me oksigjen, bën qelizat kancerogjene të shkatërrohen.

Fshati kufizohet me një pyll të madh. Gjatë verës, është një destinacion i përshtatshëm për rekreacion dhe pushim, ndërsa gjatë dimrit për sportet dimërore sezonale. Ajo shtrihet 1800 m mbi nivelin e detit.