Parku ‘Adem Jashari’ në Stamboll

A e dini se në Stamboll ekziston parku që mban emrin e heroit të Kosovës Adem Jashari?

Parku Adem Jashari ka një sipërfaqe prej 8 mijë metra katrorë dhe përfshin një fushë futbolli, kënde argëtimi për fëmijë, zonë fitnesi, pistë për çiklizëm 230 metra si dhe pistë  vrapimi 300 metra të gjatë. Në ditën e hapjes së parkut në Stamboll kishte marrë pjesë edhe ish- Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Stamboll, Rahim Morina, i cili atë ditë u shpreh se rëndësia e hapjes së parkut është e madhe për të dy vendet dhe miqësinë e tyre. Ai gjithashtu uroi që fëmijët të cilët do të luajnë në këtë park, një ditë të bëhen figura të njohura si Adem Jashari.