“Vrapuesja e Prizrenit”, sa antike aq edhe modrene

Një falënderim i shkon artistit Muriqi, tashmë një skulptor i afirmuar, që zgjodhi Prizrenin, simboli i “Lidhjes” së gjakut shqiptar. 

Skulptori Gëzim Muriqi tashmë vjen me një tjetër skulpturë e quajtur „Vrapuesja e Prizrenit“.

 Autori na paraqitet  një ri-prodhim i atyre 11 centimetrave  të asaj skulpture që nuk  qëndron statike në një muze të Londrës ku rri me dekada, por rend, në drejtim të Prizrenit. 

Ajo është si një Marathonomak, që nuk mban pishtarin e Olimpit, por mbart pjesë prej asaj xhublete me antikë dhe qe iu përket shqiptareve. 

Me koken mbrapa.[si të gjithë ata shqiptarë, përfshirë arbëreshë që kokën e mbajtën drejt trojeve të tyre]. Profili i saj, me flokët dredha- dredha , iu ngjajnë atyre statujave te nekropoleve etruske. Nëse mos ta gjenin në Dardani do ta kishim humbur.

Fytyra e saj, e rreptë, me tipare të forta si Mali i Sharrit më enigmatik se sa profilet e grave të Leonardo Da vinçit.

Mbërrin në Prizren. Ndoshta ka ardhur të takoj Menadën Tetovës dhe të dyja së bashku të hedhin vallen,  Pirricen..

Një realizëm…Përfaqësimi i detajeve (veshje) dhe një tendencë të fortë drejt rrëfimit të autentitetit, spontanietetit, të pathosit , e etnoposit.

Kjo shtatore, sa antike aq edhe moderne, shenjë e asaj vazhdimësie kulture, që na përket në këto troje. 

Vrapojmë jo për tu asimiluar, e as për tu veshur me perçe… vrapojmë as të veshur nga deliri i madhështisë”, por vrapojmë për të mbajtur gjallë identitin tonë, që të parët na i lanë, për kulturën tonë, në një tokë në mesin e Europës, dhe që jemi të lashtë, autokton në këto troje ku secili prej nesh ka si detyrë të vrapojë në shërbim të kombit, vëllezërve të një gjaku.  

Një falënderim i shkon artistit Muriqi, tashmë një skulptor i afirmuar, që zgjodhi Prizrenin, simboli i “ Lidhjes” së gjakut shqiptar.  Ky artist është shembull i patriotizmit  dhe Identitet Arbëror, në shërbim të kombit dhe i lumshinë duart.

Përgatiti materialin:

Ornela Radovcika

Qëndra Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe. 

(Fotot nga fb i skulptorit, Gëzim Muriqi)