Muzeu Etno Kastrioti në Isniq të Deçanit, ku defilohet me veshje burimore

    ( Në vazhdën e l00 shkrimeve për 100 ditë, sot një muze i veçantë privat )

Edhe Muzeu Etno Kastrioti në fshatin Isniq të Deçanit është një muze interesant privat në oborrin e Miftar Jonuzajt, një njeri i vullnetit e pasionit i cili ka arrit të grumbullojë mbi 500 eksponate të periudhave të ndryshme kohore. Pronari ka krijuar një koleksion të vërtetë, i cili do të duhej ndihmuar për ngritjen e një objekti sado të përshtatshëm për vendosjen e eksponateve. E veçanta është se si në asnjë muze tjetër, këtu organizohen edhe ekspozita me karakter etnografik, ku defilohet me veshje burimore të anës së Dukagjinit e të trojeve të tjera shqiptare.