OHTK merr pjesë në Festivalin Kombëtar të Hoteleve dhe Bujtinave Turistike

Shoqata e Restoranteve dhe Bujtinave Turistike, dje më 27 prill, organizoi festivalin kombëtar të Restauranteve, Hoteleve dhe Bujtinave Turistike në mjediset e jashtme të Presidencës Shqiptare në Tiranë. Ky festival u realizua nën përkujdesin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Kësaj herë mori pjesë edhe Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), e cila u përfaqësua nga kryetari Hysen Sogojeva, nënkryetari Flamur Bahtijari, drejtori ekzekutiv Visar Demolli dhe nga Alshiqi Bajrami, drejtor i departamentit të protokollit.

Kryetari i OHTK-së ka falemnderuar kryetarin e shoqatës nikoqire dhe është shprehur tejet falemnderues për organizimin e këtij festivali, i cili është i rëndësishëm për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e urave lidhëse që do të jenë me rëndësi për zhvillimin ekonomik.