Në Hot e Grudë impresionojnë natyra dhe mikpritja

 

( Në kuadër të 100 shkrimeve brenda 100 ditësh nga sot për krahina të ndryshme shqiptare)

Rrugëtimet nëpër trojet shqiptare, sjellin përherë kënaqësi. Kështu ishte edhe në Hot e Grud, ku cak udhëtimi kisha Malësinë e madhe, që nën udhëheqjen e heroit Dedë Gjon Lulit zhvilloi lufta shumëvjeçare për liri dhe çlirim kombëtar. Nëpër këtë krahinë, veçmas në Tuz me rrethinë, hasëm në mikpritje, ndonëse qëndruam shumë shkurt. Pritje e përzemërte na u bë sidomos në Bardhaj vendlindjen e Dedë Gjon Lulit, ku është vetëm një shtëpi e banuar. Gëzimin më të madh na japin grupet që ruajnë me dekada e shekuj  traditën.