Plavë e Guci, që gërshetojnë bukuri e trimëri

( Në vazhdën e 100 shkrimeve për 100 ditë, sot nga shtegtimet e mija Plava e Gucia)

Një gushti i vitit 2016 ishte ditë festivali në Vuthaj të Gucisë, por edhe ditë vizite për Presidentin e Shqipërisë. Po këtë ditë po në katund piktoresk, prehej si edhe në çdo vit kurbani kushtuar rënies së Isuf Kamber Çelajt, që u flijua atdhe e për flamur. Prej vitesh këtu, ku zënë fill Alpet Shqiptare u ngrit edhe një lapidar  kushtuar këtij trimi të rrallë. Aty tash pandërprerë valon flamuri kombëtar. Të shumtë pati në Plavë e Guci, që ranë në altar për komb e atdhe.

Po atë ditë u ngrit edhe guri i varrit të trimit Jakup Ferri në Plavë. Ndërsa në tubimin para qindra malësorëve e mërgimtarëve presidenti Nishani, mbajti fjalimin me plis të bardh në kokë. Jo më larg se dy kilometra, në Guci, krojet e Ali Pash Gucisë pa pra buronin ujë të kthjelltë i loti.  Një pamje mahnitëse e Alpeve shqiptare

  • Alpet frymëzim edhe për piktore të re
  • Po njerëzit e ambienti bëjnë që edhe Presidenti Nishani të përshëndet me plis të bardhë
  • Lapidari i Isuf Kamber Çelajt
  • Krojet e Ali Pash Gucisë, një bukuri e rrallë
  • Në Plavë, tek varri i Jakup Ferrit
  • Mikpritja në Vuthaj, trashëgimi brezash