Teksti e fotot : Rexhep Rifati
Dje, më me 2 Mars 2020, përmes një akti sa humanitar aq edhe vëllazëror, në fshatin Mamez të Kukësit,u shënua ngritja e një shtëpie të re banimi nënë vetushqyese e katër fëmijëve me një gjendje të rëndë strehimi, Në aktin e gëzueshëm, pos disa nga anëtarëve të kryesisë së Shoqatës Humanitare “Feniks” të Ferizajt, merrte pjesë edhe vet kryetari i Bashkisë së Kukësit z. Safet Gjici, i cili edhe falënderoj kryetarin e Shoqatës Bamirëse “Feniks” të Ferizajt Milaim Jasharin- Xha Lumin si dhe gjithë donatorët që mundësuan ngritjen e kësaj shtëpie si dhe planifikimin dhe sigurimin e mjeteve për ndërtimin edhe të 5 shtëpive të tjera, duke dëshmuar një akt të lart sa njerëzor aq edhe vëllazëror.
-Fakti se “Feniksi” deri më tash ka ndërtua mbi 250 shtëpi, për ta ngritur me shtëpitë e reja në prefekturën tonë në 257 shtëpi, janë dëshmia ma e mirë për shpirtin humanitar që kanë drejtuesit e kësaj shoqate dhe gjithë ata që i mbështesin me donacione, por edhe për vet humanizmin që kanë shqiptarët për njeri tjetrin, deklaroi për portalin prointegra.ch, kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici. Ndërsa, Milaim Jashari meritën si zakonisht ia dedikoi popullit që ndihmon, duke e veçuar me këtë rast edhe pronarët e firmave dhe individët veç e veç, duke e dalluar ELI-ABI-n dhe një grup të mërgimtarëve në krye me , që punojnë në aeroportin e Cyrihut, në krye me Jakup Morinës .
-Me këtë rast sa i përket ndërtimit të shtëpive në Kukës me rrethinë, tha Milaim Jashari, dua të falënderoj donatorët e bizneseve nga Ferizaj dhe komunave tjera siç janë : ELI-AB vëllezërit Sopa, NTP LALA-Ferizaj , Fabrika e Sicapor, Dino Company-Lipjan , si dhe Jakup Morinën me disa shokë mërgimtarë që punojnë në aeroportin e Cyrihut e që ndihmojnë me 15 mijë euro ndërtimin e një shtëpie.
Kryefamiljarja Besarije Sulmatajt, që tash jeton në një shtëpi të vogël që nuk ofron as kushte minimale jetese, shpreh gëzimin e saj që tash me katër fëmijët e saj, që do të bëhen me shtëpi të re, për të cilën tha se aq së ka ëndërruar, por ja paska njerëz aq shpirtbardhë, sa ajo pas vuajtjeve të shumta më parë me burrin e sëmur e tash me fëmijët e vegjël, më në fund do të gëzojë jetën me një shtëpi të re, falë bamirësve nga Kosova.
Nga administruesi i SHH “Feniks”, Agim Krosa, sa i përket ndërtimit të shtëpive në Kukës me rrethinë, mësojmë se ditë më parë u nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e gjashtë shtëpive të reja kryesisht familje të pastreha me kushte tejet të rënda banimi, ku shumë prej kryefamiljarëve janë nëna vetushqyese që kanë edhe fëmijë invalidë dhe familje me aftësi të kufizuara të cilat jetojnë në shtëpi të huaja, po edhe ato shtëpi ku jetojnë nuk i përmbushin as kushtet minimale për jetesë. Sa i përket përzgjedhjeve ajo është bërë kryesisht nga vet bashkësia e Kukësit .
Dje në fshatin Mamez aktin e ngritjes së shtëpisë së re për familjen skamnore, krahas portalit tonë e përcollën dhe xhiruan edhe Televizioni lokal i Kukësit dhe Tv TEMA – Ferizaj , të cilat edhe i falënderoi kryetari i shoqatës “Feniks, Milaim Jashari.
Gjatë udhëtimit deri në fshatin Mamez, për shkak të rrugës së vështirë prej mbi 10 kilometrash, komuna siguroi dy vetura, pasi edhe rruga ishte mjaft e vështirë, pasi tek në të ardhmen pritet të asfaltohet. Ndërsa që kjo anë është mjaft shumë e pasur me xehen e nikelit, një pjesë të cilit në Feronikelit kosovar.

















