Në Aarau, akademi në 10 vjetorin e Misionit Katolik Shqiptar

Jubileu, në prani të ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji u përshkua me një program të shkëlqyeshëm , në realizim të treshes së madhe të artistëve shqiptarë nga Gjeneva

Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Përmes një akademie solemne në qytetin e Aaraut të kantonit të Aargaut në Zvicër, u shënua dhjetëvjetori i themelimit të Misionit Katolik Shqiptar. Jubileu, ku mori pjesë edhe ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, përfaqësues të kishës katolike zvicerane, si dhe Shukrije Ramadani drejtuese e Qendrës së Kulturës së Kosovës me seli në Cyrih.

Siç duhet në Zvicër ka edhe dy misione të tilla , një Lucern dhe tjetra në Sirnach të Zvicrës, përmes të cilave kryhen shërbesat fetare për besimtarët katolik shqiptarë në gjuhën amtare. Edhe kjo mbrëmje jubilare u përshkua me një atmosferë festive, përmes një fotoje të madhe të Nënës Terezë, pranë së cilës qëndronin dy vogëlush të veshur me kostume kombëtare. Manifestimi filloi me korin shqiptar Aaraut të veshur me kostume që në sfond kishin flamurin e Kosovës. Ata hapjen e bënë me këngën e dashurisë.

Me pastaj një fjalë rasti e mbajti Don Pren Kola, meshtar në këtë Mision, me seli në Aarau, i cili përkujtoi se edhe këtu, si edhe në pjesët tjera të Zvicrës, janë krijuar kushte që mesha dhe shërbesat fetare për komunitetin shqiptar të besimit katolik të zhvillohen në gjuhën shqipe. Ndërkaq Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji përmendi se pos meshtarëve këtu janë emëruar edhe murgeshat shqiptare, kështu që të gjitha shërbesat kryhen në gjuhën amtare, ndaj edhe me këtë rast falënderoj edhe autoritetet e vendit si dhe përfaqësuesit e kishës katolike zvicerane që morën pjesë në këtë jubile. Nga pala zvicerane, një historik të shkurtër të misionit e paraqiti Marcel Notter dhe Christoph Sterkman (vikariati i Shën Ursit, gjermanisht ).

Në këtë akademi solemne, programi u përmbush me disa pika artistike në realizim të treshit artistik nga Gjeneva: Ermira Zyrakës, piano Mimoza Nazarkon, soprano dhe Edmond Bashën në violinë, si dhe duo : Mark Marku, violinë dhe Leonora Marku, piano. Ishte ky një program vërtetë vetëm që mund të dëshirohet, ndaj edhe artistët për shkak të interpretimit të shkëlqyeshëm artistik u pritën me duartrokitje të gjata nga të pranishmit.

Në përfundim të akademisë, librin : “Shqiptarët në Zvicër-1001 pamje”, ia dhurova ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergjit, që të njihet më për së afërmi për arritjet e shqiptarëve në Zvicër, përfshi këtu edhe për dy bashkësitë fetare shqiptare: Bashkësinë Islame Shqiptare dhe Misionin Katolik Shqiptar.