Nga e diela “prointegra.ch” në mesin e arbëreshëve të Sicilisë

Pas vizitës së 20 katundve arbëreshe në tetorin e sivjetëm në Kalabri e provincat tjera të Italisë së Jugut, ekipi i platformës “prointegra.ch nga Zvicra nga 14 -18 Nëntor 2021, vazhdon rrugëtimin në vendbanimet arbëreshe në Sicili, siç në 1) Hora e Arbëreshëve : Piana degli Albanesi 2) Kundisa – Contessa Entellina  3) Munxifsi- Mezzojuso 4) Pallaci – Palazzo Adriano dhe Sëndastina- Santa Cristina Gela, si dhe në San Angelo M.- Përndryshe të gjitha shpenzimet i heqin vet anëtarët e ekipit.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati  

Në ekipin e prointegrës, si edhe gjatë udhëtimit në tetor do të jem bashkë kryetare shoqatës së kësaj platforme Osman Osmani nga Shafhauseni, ndërsa që do të na bashkohet edhe veprimtari i i dhe bashkëshoqëruesi im edhe në Malësinë e madhe Gjergj Prenkoqaj, me banim në Lozanë të Zvicrës.

Edhe ky udhëtim paraqet një mision dhe projekt në veti, për të vizituar të gjitha vendbanimet arbëreshe, për të parë dhe shënuar nga afër se sa ku edhe më tej gjallëron gjuha, doket, apo ritet e tradita, kuptohet në rrethanat e globalizmit, kur shumëçka lëvizë e zbehet nga ajo që paraqet etni kombëtare.

Sipas agjendës ditën e parë, më 14 nëntor, pas arritjes në aeroportin e Palermos, së pari do të vizitojmë qytezën dhe njëherësh vendbanimin më të rëndësishëm arbëresh në Sicili: 1) Hora e Arbëreshëve : Piana degli Albanesi  dhe ditëve në vazhdin katundet arbëreshe 2) Kundisa – Contessa Entellina  3) Munxifsi- Mezzojuso 4) Pallaci – Palazzo Adriano dhe Sëndastina- Santa Cristina Gela  dhe San Angelo M.

Do theksuar se unë personalisht me një grup nga Zvicra e Maqedonia edhe më parë e kam vizituar Horën e Arbëreshëve, por ajo vizitë ishte e pamjaftueshme për të parë gjithë atë që ruan ky vendbanim me peshë të veçantë kulturore e historike jo vetëm për arbëreshët e Italisë por edhe më gjerë për shqiptarët në përgjithësi.