Bora Muzhaqi për komunitetin shqiptar në New York

Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Fëmijët dhe Rininë, ishte e ftuar në Festivalin e mbylljes së vitit shkollor të shkollës shqipe ‹Alba Life›. Me këtë rast ajo pati mundësinë ta takojë nga afër komunitetin shqiptar në New York, për të cilin shprehet kështu:

Komuniteti shqiptar në New York gjithmonë aktiv dhe i kujdesshëm që me krenari të promovojë kulturën shqiptare anembanë botës. E lumtur të takoja shkrimtarin shqiptar, Tomë Paloka, në kafenenë të cilën e drejtonte një i ri nga Kosova, pranë rrugës së sapo inauguruar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, në një nga lagjet e New York-ut me një komunitet të fortë shqiptar.
Kënaqësi e veçantë ishte dhe vizita në restorantin me tradita shqiptare “Çka ka qëllu”, ku flija dhe turshitë ishin edhe më të mira se në Shqipëri.