Magjet muzeale, relikte me vlerë të trashëgimisë kombëtare 

 

Gjatë udhëtimeve të mija nëpër muze dhe kullat shqiptare,përmes objektivit fiksova edhe disa nga magjet tona, që ruhen si relikte të së kaluarës, por që ishin të lidhura ngushtë me mikpritjen dhe bujarinë shqiptare kur edhe buka e fundit që gatuhej në këto magje, i kushtohej mikut të shtëpisë, para se anëtarëve të familjes.

Edhe magjet tona , aty ku gatuhej buka dhe edhe kafshata e fundit ruhej për mikun, po ashtu kanë qenë pjesë e kuzhinës tradicionale. Gjatë udhëtimeve të mija nëpër muze dhe kulla shqiptare me objektiv fiksova edhe disa nga magjet tona, ku edhe mielli i fundit ruhej për bukën e mikut të shtëpisë. Disa nga sofrat tona siç i pash përmes objektivit, siç janë ato që shkrepa në Prekaz, në Muzeun e familjes Jashari, por edhe në Has, Krujë, Prishtinë  e Ferizaj.

Sipas portalit të Kuzhinës Shqiptare: “ Është e vështirë ta dish se kur daton përdorimi i magjes, por me një kërkim të thjeshtë duket se këtë mjet nuk e kanë përdorur vetëm shqiptarët po edhe vendet e rajonit. Për shembull mendohet se magjja është përdorur që në Greqinë antike, gjithashtu dhe në kuzhinën otomane . Në Shqipëri është pak e vështirë ta gjesh se kur shqiptarët kanë filluar ta përdorin por besojmë se duke marrë në konsideratë se ky ka qenë një mjet i domosdoshëm për bërjen e bukës dhe lidhjen tregtare që kanë pasur fiset ilire me ato greke kanë ndikuar në përhapjen e mjeteve të tilla artizanale . Dhe kjo traditë vazhdoi për shumë kohë të tjera dhe u trashëgua brez pas brezi nga nënat tek vajzat deri sa erdhi në ditët e sotme që duket sikur po vjen “fundi” i një epoke. Kjo sepse sot magjja nuk përdoret më nga familjet shqiptare, dhe vetë emri i kësaj orendie shtëpiake tingëllon si diçka jo normale për kohën

Por e rëndësishme është që të theksojmë , se sot kemi harruar magjen, nesër diçka tjetër dhe kështu do humbasim pak nga pak pjesëza të çmuara nga tradita e kuzhinës tonë shqiptare . Sepse një send nuk është kurrë vetëm një send, ai lidhet domosdoshmërisht me kujtimet tona dhe në rastin e magjes me një pjesë të historisë sonë”, përcjellë .shije.al

Shqiptarët mbajnë mend, kohën kur regjimi sllavo komunist në Kosovë ua zbrazte magjen deri në fund, ndaj edhe shume familje e kanë pas mall me e pas përherë magjen plot.