Për cfarë marrin kredi zvicëranët?

53
Swiss flag

Zvicra njihet si një vend shumë i madh, i zhvilluar fortë ekonomikisht dhe me një shkallë tejet të vogël të papunësisë. Madje edhepse vend jo shumë i madh, ka marrë më së shumti cmime Nobel deri më tani. Madje Zvicra ka arritur të shpallet edhe si shteti më i mirë në botë, sa i përket vendit që ofron lumturi, edukim, mundësi ekonomike dhe shumë gjëra të tjera që e bënë popullin e vet të lumtur në vendin ku jetojnë.

E gjithë kjo pasqyrë e një vendi të lumtur, të jep ndjesinë të mendosh se cfarë bënë zvicrranët me paratë e tyre. Është bërë e ditur se cdo I treti person në Zvicër ka një kredi personale

Në një anketim që i është bërë së fundi popullit zviceran, në mesin e 1500 personave të anketuar, na del se 85% prej tyre kanë marrë kredi për kë paktën një herë gjatë jetës së tyre, ndërsa 15% kanë marrë kredi dy e më shumë herë.

Përqindja e popullësisë ndahet në:

44% e Qytetarëve Zviceran kanë marrë kredi për Financime të veturave.
30% kredi për vështirësitë financiare.
26% kredi për shpenzimet e njëpasnjëshme, të tilla si trajtimi dentar dhe dekorimi i brendshëm.

Grupmosha e re 18-25 vjeç, marrin kredi personale për këto arsye:

34% Kredi për vetura,
33% Kredi për udhëtime-pushime

Për më tepër, shpesh si arsye për të marrë një kredi është:

24% Kredi për Shlyerjen e borxheve
21% Kredi për Elektronikë
20% Kredi për Renovimin e shtëpisë ose Banesës
18% Taksat, tatimet e ndryshme, si ato të jetesës
17% Kredi për shkollim ose studim