Më tregojnë se Halit Riza Coka (prej katundit Arrë n) u vra në Kosovë, në fushë të betejës.
Nga Ditari i shkrimtarit Petrit Palushi, Kukës
Agim dhe Nuhi Coka, dy kushërinj të tij tregojnë se në janar të këtij viti erdhi në Kukës (prej Greqie ku punonte) dhe kërkoi ta ndihmonin të përfshihej në radhët e UÇK-së. Këtë punë e mori përsipër Maliq Doçi, ushtarak dhe e ndihmoi të dalë në zonën ku vepronin njësi të UÇK-së. Haliti, mbas disa ditëve u kthye prap dhe mori me veti për në radhët e UÇK-së edhe dy kushërinj të tij, Sami Cen Cokën dhe Merë Ali Cokën.
Më 2 prill të këtij viti vritet në fushë të betejës, por lajmin për vrasjen e tij, familja do ta merrte vesh vetëm disa ditë më vonë, përmes komandës ushtarake të njësisë ku u përfshi Halit Riza Coka. Trupin e tij e varrosën në Malishevë, por të afërmit e tij thonë se, me t’u liruar Kosova mund ta vendosin në Arrën, në vendlindjen e tij. Mund ta vendosinedhe në Bathore, aty ku është vendosur familja e tij qysh para disa viteve. Por, mund ta lënë edhe aty, në Malishevë, mu aty ku është varrosur, pranë shokëve të tij.
Nuk ishte më tepër se 21 vjeç.
( Halit Riza Coka është shpall heroi I Kosovës )