Kushdo që shkakton dëme, duhet të mbajë përgjegjësi për to!

Po iniciativës për përgjegjësinë e korporatave!

Puna e fëmijëve, dhuna kundër aktivistëve sindikalistë, lumenjtë e helmuar dhe pesticidet vdekjeprurëse: Kompanitë me qendër në Zvicër vazhdojnë të bëjnë tituj negativë të lajmeve. Sot është thuaja se e pamundur që të merren në përgjegjësi. Këtë donë ta ndryshojë iniciativa për përgjegjësinë e kompanive, për të cilën do të votohet me 29 nëntor.

Për biznese të përgjegjshme
Iniciativa, e cila mbështete edhe nga Unia, kërkon vetëkuptueshëm: kur korporatat si Glencore ndotin ujin e pijshëm, dëbojnë njerëzit nga pronat e tyre dhe nuk respektojnë të drejtat themelore të punëmarrësve, duhet të përgjigjen për demete e shkaktuara. Të prekurit duhet të kenë të drejtë që para gjyqit të kërkojnë nga përgjegjësit e qendrave të kompanive kompensim të dëmit. Ketë ankese ata duhet ta dëshmojnë që kompanitë kanë qenë përgjegjëse.

S’ka përparësi konkurrence përmes papërgjegjësisë
Shumë kompani punojnë me korrektësi. Mirëpo disa kompani të mëdha të paturpshme injorojnë të drejtat e njeriut dhe rregullat mjedisore, për të rritur profitin e tyre. Ata krijojnë përparësi konkurruese përmes papërgjegjshmërisë. Këtë donë ta ndryshojë iniciativa.

Trendi ndërkombëtar
Vende të ndryshme kanë krijuar rregulla ligjore, për të detyruar korporatat që tu përmbahen atyre. Edhe Komisionari i BE-së për Drejtësinë ka njoftuar gjithashtu rregullore detyruese për korporatat, pasi rregullat e deritashme janë treguar të pamjaftueshme.
Hap i vogël, por i rëndësishëm

Iniciativa është një hap i vogël, por i rëndësishëm për kushte korrekte punë në gjithë botën. Kushdo që bën biznes në të gjithë botën duhet të sillet me korrektësi – ndaj punonjësve, popullatës dhe mjedisit!

Huazuar nga shtojca sindikaliste në gjuhën shqipe Horizonte Nr.6/2020 (Autor Pepo Hofstetter)