Kurs në shqip: Planifikimi i pensionimit për migrantë në Zvicër

46

Për të gjithë ata që duan të dinë: Kur fillon sigurimi im në Zvicër? Si duket gjendja ime financiare pas pensionimit? Duke përfshirë përfitimet nga vendi im i origjinës, kontributet e sigurimit të pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV) si dhe shumën e kursyer në arkën e pensionit do të llogarisim përfitimet tona pas pensionimit. Për anëtarët e sindikatave kursi është falas!

Në kuadër të institutit arsimor sindikal „Movendo” për herë të parë do të mbahet seminari njëditor në gjuhën shqipe më 30 mars 2019 në Olten si dhe më 4 maj 2019 në Bernë me temën: „Planifikimi i pensionimit për migrantët“

Në seminar do të shtjellohen edhe temat tjera që ndërlidhen me çështjen e pensionimit si në vijim:

  • Fillimi im i sigurimit pensional në Zvicër
  • Kontributet e sigurimit të pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV) dhe të kolonës së dytë (BVG)
  • Shuma e kursyer në arkën e pensionit dhe llogaritja e pensionit (BVG).
  • Gjendja ime financiare pas pensionimit
  • Koordinimi me i pensioneve me pensionet në Zvicër dhe në vendin e origjinës,
  • Gjendja aktuale  “Marrëveshjes ndërshtetërore mbi Sigurimet Shoqërore Zvicër Kosovë”
  • Marrëveshja ndërshtetërore për shmangien e tatimit të dyfishtë Zvicër Kosovë

Seminari është për anëtarët sindikal falas dhe do të mbahet më 30 mars 2019 në Olten, Hotel Olten, nga ora 09:15 – 16:45 si dhe më 04 maj 2019 në Bernë, Hotel Kreuz  nga ora 09:15 – 16:45

Për informata të mëtejshme rreth pjesëmarrjes dhe lajmërimit, mud të informoheni në institucionin arsimor Mowendo:

MOVENDO, Monbijoustrasse 61, 3007 Bern ∙ Telefon 031 370 00 70, ∙ info@movendo.ch, www.movendo.ch,

apo edhe mund të drejtoheni ne sekretariatin më të afërt për ju të sidnikatës Unia.