Asambleistët e rinj bëhen bashkë për të drejtat e tyre

Në Gjilan sot u mbajtë një punëtori për anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal, punëtori kjo që mblodhi të rinjtë e kuvendeve komunale të Gjilanit, Ferizajit, Kamenicës dhe Shtërpcës. Kjo punëtori e organizuar nga OSBE në Kosovë, ka për qëllim mbështetjen e liderëve të rinj për të forcuar potencialin e tyre si përfaqësues të zgjedhur, të aftë për ti shprehur nevojat dhe prioritetet e tyre. Kohëve të fundit, shoqëria në Kosovë e ka dëshmuar që është e aftë ti delegojë përgjegjësi edhe të rinjëve, në mënyrë që të jenë ata përgjegjësit e bartjes së përgjegjësive në interes të përgjithshëm dhe kjo është dëshmuar me anë të rritjes së përfaqësimit të të rinjëve në asamblesë komunale.

Interesi i përgjithshëm si i organizatave si I te rinjve në këtë rast është që pikërisht gjeneratave të reja ti mundësohet  koordinimi, diskutimi dhe krijimi i hapësirës ku aftësitë e tyre mund të shprehen në nivelin më të lartë.

Përpos tjerash, vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës u krijua grupi i deputetëve të rinj, në përbërje të anëtarëve të Kuvendit deri në moshën 35 vjeqare, të cilët së fundi kanë hartuar edhe një rregullore të punës së këtij grupi si dhe një plan pune që pritet tta realizojnë në baza vjetore. Gjatë kësaj punëtorie, deputeti përfaqësues i këtij grupi Valon Ramadani nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, ndau me këshilltarët komunal përvojat dhe eksperiencat e tyre si deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe nevojën e madhe për tu angazhuar dhe për të punuar në drejtim të realizimit të kërkesave dhe zbrazëtirave të shumta që të rinjtë në Kosovë kanë.

Në diskutim, gjitthashtu kanë marrë pjesë edhe këshilltarët komunal të këtyre komunave, të cilët dhanë propozime dhe rekomandime të ndryshme që do të mund të përfshiheshin edhe në Ligjin e Rinisë në të ardhmen si dhe kërkuan nga deputeti Ramadani si përfaqësues i Grupit të Deputetëve të Rinj në Kuvendin e Kosovës, që ta ecin dhe ta qojnë përpara këtë ligj deri në implementimin e tij.