Qyteti i fortifikuar i Kaninës, vetëm 7 kilometra larg Vlorës është ngritur nga shekulli i IV p.e. sonë, ndërsa që gjithë sistemin fortifikues e dallojnë disa faza ndërtimi që shtrihen në dy periudha: në atë antike e mesjetare.- Artistët arbëresh më 22 Prill 2018, në Kaninë “përsërisin” celebrimin përmes një manifestimi madhështor
Nga Rexhep Rifati
Të ngjitesh nga Vlora ne drejtim të Kalasë së Kaninës, vërtetë është diç tepër mbresëlënëse, kur poshtë në gji ke qytetin e Vlorës si në shuplakë të dorës! Edhe për ne: një grup mërgimtarësh që jetojmë në Perëndim e sidomos për dhjetëra e dhjetëra artistë arbëresh që kishin ardhur nga Kalabria për të marrë pjesë në një manifestim madhështor, duke e imituar martesën e Gjergj Kasriotit me Donika Arianitin si edhe 567 vjet më parë.
Ky organizim i Shoqatës “Foleja Kombëtare Shqiptare” , që drejtohet atdhetarja e shquar Elida Jorgoni, ndonëse ishte një ngjarje simbolike, pati një efekt të madh ngase u kthye në një manifestim madhështor gjithë popullor, ku merrnin pjesë krahas grupeve arbëreshe edhe disa grupe vendore nga Shqipëria Qendrore.
Artistët arbëresh në rolin e Heroi tonë Kombëtar e të Donikës, krijuan një ambient më se festive, të shoqëruar me këngët e grupit polifonik të Kaninës dhe ansamblit të këngëve dhe valleve të Vlorës
Vet Kalaja e Kaninës sundon mbi horizont dhe ka një panoramë të rrallë të gjirit të Vlorës dhe gjithë qytetit. Kjo kala nisi të zhvillohej si një qendër e banuar dhe e fortifikuar në periudhën helenistike (shek. IV – shek. II para Krishtit), mandej vazhdoi të zhvillohej dhe në periudhën romake.
Falë lulëzimit e rindërtimit gjatë mesjetës, kjo kala ja doli deri në shekullin e XVIII në mënyrë gati të pandërprerë të përcillte disa nga etapat kryesore të historisë së Shqipërisë. Kalaja përmendet dhe si një nga vendet ku Skënderbeu festoi dasmën me Donika Arianitin, e cila kishte lindur pikërisht në Kaninë. Përndryshe kalaja e Kaninës ndodhet vetëm 6 km larg nga qyteti i Vlorës dhe ka një sipërfaqe prej 3.6 hektarë. Ajo është përmendur që në shekullin e IV. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shekullin III -të.
Qyteti i Fortifikuar i Kaninës është ngritur aty nga shekulli i IV p.e. sonë. Në të gjithë sistemin fortifikues dallojmë disa faza ndërtimi që shtrihen në dy periudha, në periudhën antike, si dhe në atë të periudhës mesjetare.
Në antikitet kemi mbeturinat e murit ilir, gjurmët e të cilit u zbuluan në të gjitha anët e kështjellës. Në murin ilir kemi të përdorur sistemin “izodomik katror“.
Sipas ATSH-së – Kalaja e Kaninës, një destinacion historik dhe turistik, 6 km larg Vlorës vazhdon të mbetet një atraksion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj. Pavarësisht temperaturave të ulëta të muajit shkurt kalaja e Kaninës u vizitua nga shumë grupe të organizuara vizitorësh si dhe nga vizitorë individualë. Numri i turistëve në Kaninë po rritet përherë e më shumë, kjo edhe falë infrastrukturës së re rrugore që lidh kalanë e Kaninës me qytetin e Vlorës, e cila ka bërë që kjo kala të jetë vetëm 5 minuta larg qytetit me automjet. Ky fluks turistik drejt këtij objekti antik sjell dhe një vlerë të shtuar në ekonominë e zonës.
Kalaja e Kaninës, është përmendur që në shekullin IV. Por, aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek. III. Gjurmë të mëparshme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke.
Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek. V dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani më 1531. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3,6 hektarësh. Prej këndej hapet një pamje mjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit të saj.
Në këtë zonë, ngrihet një kodër në të cilën gjenden rrënojat e një qyteti të vjetër, atij të Kaninës. Këtu lugina e Lumit të Vlorës shtyhet deri në rrëzë të kodrës duke e lehtësuar tepër lidhjen e zonës bregdetare me atë të thellë.
Kjo kala veç vlerave historike ka sot dhe vlera turistike. Vizitorë të shumtë që pushojnë gjatë verës në gjirin e Vlorës, vizitojnë edhe kalanë e Kaninës.
( Të gjitha fotot i kam shkrep, më 22 Prill 2018, shumica nga të cilat botohen përherë të parë)