Gjobat aktuale në Zvicër në kushtet e pandemisë

Pas një periudhe informative nga forcat e rendit për të gjithë, Zvicra ka vendosur që të vë në zbatim një nga ligjet e saj në lidhje me pandeminë.

 Nga Mirishahe Limani Hiler, burimi : Le Temps

Është mirë ta dini se: Ju rrezikoni 100 franga gjobë nëse nuk e bartni maskën në një stacion autobusi, në transportin publik, në një teleferik, në stacion treni apo edhe në treg. Janë të përfshira po ashtu edhe të gjitha hapësirat e mbyllura dhe të jashtme për publikun. Kujdes! Mosmbajtja e saj gjatë një tubimi politik apo civil ose gjatë një aktiviteti të mbledhjes së nënshkrimeve gjithashtu është dënuese.

Ju rrezikoni 100 franga gjobë nëse pini një pije ose hani diçka në këmbë në lokalin tuaj të hotelit. Prandaj është e detyrueshme të konsumohet ulur.

Ju rrezikoni 50 franga gjobë nëse mblidhni më shumë se 5 persona në hapësirën publike, domethënë në veçanti në një rrugë, në një park apo në një shesh të një qyteti, të një fshati apo edhe diku tjetër në një shteg. Ju gjithashtu do të gjobiteni nëse merrni pjesë në një demonstratë të organizuar jashtë.

Ju rrezikoni 200 franga gjobë nëse organizoni një ngjarje private për më shumë se 5 persona në shtëpinë tuaj ose në një vend tjetër dhe 100 franga nëse merrni pjesë në këtë ngjarje. Për shembull, të festosh një ditëlindje me 10 persona në shtëpi do të ishte një gjobë totale prej 1,100 franga.

Nëse e bëni përsëri shkeljen e masave në fuqi, gjoba do të jetë më e lartë herën tjetër!

Të jeni të kujdesshëm, shkelja e masave të izolimit dhe karantinës do t’ju kushtojë edhe më shumë se më parë, deri në 10,000 franga nëse sjellja konsiderohet e qëllimshme dhe me qëllim të keq.