Fillon aplikimi për banim dhe ushqim në Qendrën Studentore në Prishtinë

Qendra e Studentëve në Universitetin e Prishtinës, sot gjatë ditës ka hapur konkursin për aplikimin e studentëve për banim në konvikte si dhe për ushqimin në mensë, për vitin akademik 2019/20. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 04.09.2019 deri më 13.09.2019.

Të gjithë studentën e interesuar që periudhën e tyre të studimit të banojnë dhe ushqehen në Qendrësn e Studentëve, aplikin do të duhet ta bëjnë online përmes ëeb faqes zyrtare qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar në Facebook Qendra e Studentëve-Prishtinë.

Në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thuhet se, Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim,studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20 € banimi, 15 € ushqimi).