“Festa e Valleve” në Çifti/ Civita të Kalabrisë vazhdon në mot sipas traditës shekullore

 

Më vjen keq që për shkak të pandemisë gjithçka është anuluar, por vitin e ardhshëm 2021 ne duam të ri-propozojmë të njëjtën organizim me shpresën se gjithçka do shkojë mirë në Itali dhe në botë. Me këtë mesazh ju përshëndes dhe dua t’ju uroj të gjithëve një Pashkë të qetë për të gjithë, në zemrat tuaja. Uroj gjatë kësaj periudhe festive të pashkëve, për të falënderuar hapur kryetarin e komunës Civita Z. Alessandro Tocci dhe gjithë administratën, e cila menjëherë u vu në dispozicion, kur propozova idenë time për organizimin e pritjes në bashkinë e qytetit.

Shkruan: Mimmo Imbrogno, Çifti/ Civita Kalabri   

Në katundin tonë Çifti/ Civita, ishte planifikuar për Festën e Pashkëve kjo pritje institucionale, ku  edhe do të bëhej edhe shpërndarja e „Certifikatave të mirënjohjes“, personave e grupeve të ndryshme nga diaspora shqiptare në shtete të ndryshme të Evropës dhe Shoqatat shqiptare në Italinë veriore Falënderoj Znj. Flavia D’Agostino që menjëherë e vuri veten në dispozicion, për të qenë një bashkëbiseduese e përkthyese midis palëve.
Falënderoj Don Remus Clain Mosneag dhe Papas Don Antonio Trupo, të cilët me siguri prisnin të kishin me shumë gëzim në kishën tonë të mrekullueshme, me ardhjen e të gjithë miqve tanë shqiptarë, që do vinin në CIVITA tonë të bukur.
Ju të dashur miq Don Albert Jakaj, Luk Kabashi, Zoja Kabashi, Ermira Lefort, Feride Istogu Gillesberg, dua t’ju falënderoj nga zemra jo vetëm për miqësinë e sinqertë që na lidh, por edhe për përpjekjen që kemi bërë së bashku, në organizimin e kësaj Pashke të mrekullueshme dhe mbi të gjitha festimin „VALLJE“ së bashku.
Filloi me kontributin e dhënë nga Ermira Lefort përmes botimit në Facebook të „Vallje“ në Civita 2018 (organizuar nga unë me patronazhin e komunës së Civita) dhe pastaj Luk Kabashi i cili propozoi të organizojë autobus me vizitorë, për Civita në Kalabri.
Unë u kujdesa për këtë me komunikime, informacione e rezervime e që dua të falënderoj dhe të gjithë B&B në Civita e Frascineto, që ishin bashkuar me këtë nismë të bukur.
Falënderoj dëshirën dhe motivimin e ardhjes grupin e tij Rexhep Rifati, Jakup Reka dhe miqtë e tij nga Zvicra.
Falënderoj komunitetet shqiptare në veri të Italisë, përmend vetëm emrat e organizatorëve të grupit,
nga Kremona Z.Mece Gazmir, nga Parma Z. Durim Lika, nga Lecco Znj. Drita Gega dhe shumë miq të tjerë që do të vinin!
.. Miq …! Unë i shkruaja të gjitha këto sepse, ashtu siç e meriton komuniteti arbëresh të vizitohet për festivalin e veçantë „Vallja“ e me traditat e tij arbëreshe e meriton dhe CIVITA për peizazhin e saj befasues.
Më vjen keq që për shkak të pandemisë gjithçka është anuluar, por vitin e ardhshëm 2021 ne duam të ri-propozojmë të njëjtën organizim me shpresën se gjithçka do shkoj mirë në Itali dhe në botë.
Me këtë mesazh ju përshëndes dhe dua t’ju uroj të gjithëve një Pashkë të qetë për të gjithë, në zemrat tuaja.
Me dashuri dhe respekt
Mimmo Imbrogno

Colgo l’occasione in questo periodo di festa per ringraziare apertamente il sig Sindaco di Civita Alessandro Tocci e l’intera amministrazione, che da subito ,si è resa disponibile, quando gli ho proposto la mia idea di organizzare l’accoglienza in Municipio, con appuntamenti Istituzionali, e la consegna di targhe di riconoscimento, per i vari gruppi provenienti da piu parti d’Europa e Associazioni del nord Italia.
Ringrazio la Dottoressa Flavia D’Agostino che fin da subito si è resa disponibile , per fare da traduttrice tra le parti .
Ringrazio Padre Remus Calin Mosneag e Papas Don Antonio Trupo, che sicuramente avrebbero accolto con grande gioia nella nostra meravigliosa chiesa, tutti i nostri amici giunti nella nostra bellissima CIVITA .
A voi Carissimi Amici Don Albert Jakaj Luk Kabashi, Zoja Kabashi,Ermira Lefort , Feride Istogu Gillesberg, voglio ringrazziarvi con il cuore non solo per l’Amicizia Sincera che ci lega ma, anche per l’impiegno che abbiamo messo per organizzare questa meravigliosa Pasqua e soprattutto le VALLJE insieme.
Con l’imput dato da Ermira Lefort mediante la pubblicazione in facebook delle Vallje di Civita 2018( organizate da me con il patrocinio del comune di Civita) e Luk Kabashi che proponeva di organizzare gli autobus, ed io per Civita in Calabria mi occupavo dell’organizzazione per l’accoglienza.Per questo voglio ringraziare tutti i B&B di Civita e Frascineto che avevano dato adesione a questa bellissima iniziativa.
Ringrazio il Gruppo di Rexhep Rifati , Jakup Reka e i suoi Amici provenienti dalla Svizzera. Ringrazio le Comunita Albanesi in Italia del nord , cito solo i nomi degli organizzatori dei gruppi . Da Cremona L’Amico Mece Gazmir , da Parma l’Amico Durim Lika , da Lecco l’Amica Drita Gega e tanti altri amici che sarebbero venuti !
.. Amici … ! ho scritto tutto questo, perché, penso che la comunità meriti di essere visitata per la particolare festa delle Vallje con le sue tradizioni Arbëreshë e per il suo paesaggio mozzafiato .
Mi Dispiace che per colpa di questa Pandemia sia saltato tutto ma, l’anno prossimo 2021vogliamo riproporre la stessa organizzazione con la speranza che tutto vada bene in italia e nel mondo .
Chiudo questo mio messaggio Salutandovi e Auguro a Tutti una serena Pasqua con tutto il Cuore.
Con Affetto e Stima
Mimmo Imbrogno

____________

Ps:

I dashuri vëlla e artist, Mimmo Imbrogno, sot në Ditën e shenjtë e Marta e Pashkëve, shfrytëzoj rastin që ta uroj ty me familje, kryetarin e komunës Civita Z. Alessandro Tocc, si dhe gjithë motrave e vëllezërve në CIVITA për këtë kremte të madhe që do të shënohej edhe me Festën Tradicionale të “Valles”, që aq bukur organizohet në katundit tuaj e që kam pas rast ta përcjelli dy vite me radhë duke fituar shumë mbresa e emocione.

Ndonëse për sot kisha pre biletën bashkë me dhjetëra mërgimtarë nga Zvicra , Austria e Gjermania, me keqardhje nuk mundëm të jemi pjesë e Festës së Valleve arbëreshe, për shkak të COVIDIT- 19, por të shpresojmë se do të na jepet sërish rasti viteve të tjera të jemi bashkë, por edhe ti me grupin tënd të mrekullueshëm të jesh në mesin tonë , qoftë në Zvicër, Kosovë, Francë apo Shqipëri.

Duke i ruajtur të freskëta kujtimet nga Çifti/ Civita me banorët e saj shumë mikpritës, që të gjithë i uroj për festën e Pashëve, me dëshirë që të gëzoni edhe shumë festa në paqe, lumturi e harmoni dhe që kënga e vallja arbëreshe të jehojë ndër vite , dekada e shekuj!

Veçanërisht të falënderoj në emër të grupit tim që shin nga Zvicra, Austria e Maqedonia për angazhimin tonë për vendosjen dhe për pritjen te kryetari i komunës në Çifti/ Civita.

( Këtë  rast po postoj dhe një foto in nga vizita e vjetme në Civita)