Në konferencën e migracionit të Unia në Bern delegatët kanë kërkuar tri gjëra: paga më të larta, kushte të qëndrueshme të jetesës për punëmarrësit pa pasaportë zvicerane dhe një politikë solidare të azilit.
Punëmarrësit pa pasaportë zvicerane jetojnë pjesërisht nën kushte të pasigurta: Ata punojnë para së gjithash në profesionet esenciale (thelbësore), në të cilat pagat janë të ulëta dhe kushtet e punës të pasigurta (fjala bie në përkujdesje dhe shitje). Dhe ata janë të punësuar degët e sektorët, që janë të prekura nga mbyllja e pjesshme apo e tërësishme (p.sh. Gastronomia). Kushtet e tyre të punës dhe jetesës edhe në kushte normale janë të vështira. Në kohët si këto të tanishmet, të cilat janë të prekura nga mbyllja e ndërmarrjeve dhe shkarkimet nga puna, migrantët/et u nënshtrohen rrezikut të dyfishtë: rreziku e humbjes së vendit të punës dhe humbja e lejes së qëndrimit. Kjo është e pa tolerueshme!
Siguri qëndrimi për migrantët/et
Në një rezolutë delegatët e konferencës së migracionit të sindikatës Unia kërkuan dhënies fund të këtij dënimi të dyfishtë skandaloz të punëmarrësve pa pasaportë zvicerane. Marrja e ndihmës sociale gjatë dhe shkaku i krizës së koronës nga autoritetet nuk duhet të interpretohet si mungesë integrimi, porse nevojitet një qasje në sigurimet shoqërore, pa drojën e sanksioneve nga ligji për të huajt. Delegatët insistuan edhe për paga korrekte: jo paga nën 4000 franga! Pasi askush nuk duhet të jetojë me frikën, shkaku i detyrimit për të marrë asistencë sociale – këtë ta paguajë edhe me humbje të të drejtave.
Pranim i drejtpërdrejtë i të ikurve – tani!
Politika evropiane e migracionit është duke dështuar. Nën maskën e “paktit të migrimit” evropian është duke u përhapur bllokimi dhe frikësimi. Për delegatët e konferencës së migracionit të Unia është e qartë: Zvicra ka përgjegjësitë e veta! Ata kërkojnë pranimin e menjëhershëm të të ikurve në ishujt grek dhe pjesëve tjera të vendit – pavarësisht moshës dhe lidhjes së tyre me Zvicrën. Qeveria federale duhet të angazhohet për rrugë të sigurta të ikjes dhe kundër shtytjes ilegale mbrapa në kufijtë e jashtëm të BE-së. Pos kësaj nevojitet një procedure azili me dinjitet njerëzor si dhe njohja e pranimi të ikjes për arsyeve specifike së grave.
Nominimet për kryetaren e Unia dhe drejtorinë ekzekutive
Konferenca e migracionit aprovoi nominimin e Vania Alleva si kryetare të Unia dhe mbështeti kërkesën e komisionit të grave të Unia për nominimin e katër grave në drejtorinë ekzekutive: Vania Alleva, Véronique Polito, Renate Schoch (të deritashme) dhe Bruna Campanello (rishtas) për të kryesuar sindikatën më të madhe të Zvicrës.
Hilmi Gashi, drejtues i grupeve të interesit në sindikatën Unia



















