Në afatin e majit bashkë me Etriten ishin gjithsej pesë studente nga vende të ndryshme që diplomuan, për çka edhe kjo shkollë e baletit, duke shpreh ngazëllimin e saj për këtë arritje, falënderon studentet e saj për udhëtimin e tyre në artin e  kërcimit përmes një përkushtimi dhe pune të palodhshme deri në finale.- Përndryshe, Etrita më parë ka qenë një nga balerinat më të talentuara tëBaletit Kombëtar të Kosovës.  

Nga Rexhep Rifati

Nga Nju Jorku edhe një lajm i gëzueshëm, se një e re kosovare në mesin e 5 studenteve nga vende të ndryshme të botës ka arrit me sukses të shkëlqyeshëm të kryej shkollën e baletit Ne studentët që diplomuam nga Joffrey Ballet School.

Me këtë rast në postën e saj elektronike Etrita shkruan se: “Ne studentët që diplomuam nga Joffrey Ballet School këtë të premte, kemi përgatitur këtë video për t’i nderuar të gjithë punëtorët në të gjithë botën që kanë punuar në vijën e parë të frontit gjatë gjithë kësaj kohe dhe vazhdojnë të punojnë për të luftuar virusin korona”, duke e ilustruar ketë me fotot e studentëve të kësaj shkolle edhe me një pikë kreative baleti.

Urimi dhe falënderimi i shkollës në Nju Jork

Ndërsa vetë shkolle iu drejtohet me një falënderim studentëve të saj të diplomuar:

Përsëri, urime për klasën e diplomuar të Programit të Trajnimit të Baletit në Shkollën e Baletit Joffrey! Faleminderit që na besuat udhëtimin tuaj të kërcimit dhe edukimin artistik këtu në shkollën e baletit Joffrey. Përkushtimi juaj dhe puna e palodhshme është paguar dhe ne jemi kaq të ngazëllyer kur shohim se çfarë mban e ardhmja juaj! Ja edhe njoftimi i shkollës nga Nju Jorku në dy gjuhët :

Joffrey Ballet School·

Congratulations to the graduating class of the Ballet Trainee Program at the Joffrey Ballet School! Thank you for choosing Joffrey Ballet School for your dance journey and artistic education. Your commitment, dedication and hard work has paid off and we are so excited to see what your future holds! ⁠

🎓Sofia Visentin @sofi_visentin
🎓Tianna Brown @twinkle.toe.tianna
🎓Sydney Strong
🎓Etrita Abdullahu @etritaabdullahu
🎓Lino Cesar Vazquez Farias @linocesarinn

#joffreyballetschool #traineeprogram #graduation #training #dance #newyorkcity #love | @erajouravlev_05

Urime klasa diplomuese e Programit të Praktikantit të Baletit në Shkollën e Baletit Joffrey! Faleminderit që zgjodhët shkollën e baletit Joffrey për udhëtimin tuaj të kërcimit dhe edukimin arti Angazhimi, përkushtimi dhe puna e palodhshme është shpërblyer dhe ne jemi shumë të ngazëllyer kur shohim se çfarë mban ( Përkthim përmes Googel-es) :

🎓 Sofia Visentin @sofi_visentin
🎓 Tianna Brown @twinkle.toe.tianna
🎓 Sydney i fortë
🎓Etrita Abdullahu @etritaabdullahu
🎓 Linen Cesar Vazquez Farias @linocesarinn

Përgëzime nga e ëma dhe kushërira:

“Urimet më të mira me rastin e diplomimit vajza ime Etrita!
Të priftë shëndeti e sukseset të mos mungofshin kurrë. Urime, urime!
Më vjen keq që nuk patët mundësi në këtë kohë pandemie të diplomoni duke vallëzuar në skenë, por jam shumë e kënaqur që të paktën ne si familje patëm mundësinë të të ndjekim përmes Zoom-it në New York, “ i shkruan nga Ferizaj e ëma, Sadije Abdullahu.

“Urime kushërira ime dhe një nga shoqet e mia më të mira, Etrita Abdullahu, për diplomimin nga shkolla e Baletit Joffrey! 💫 💫
Talenti, forca, elasticiteti dhe bukuria jote nuk pushojnë kurrë së më mahnituri! Ke kaq vite që je larg familjes tënde dhe Kosovës, duke ndjekur pamëshirshëm ëndrrat e tua. Kam frikë nga vendosmëria dhe sakrifica jote, dhe të dua shumë!!! Shumë krenare për ty”, shkuan në fb e saj kushërira Rina Hajra, aktore, me banim në Amerikë.

Urimi nga Ferizaj

Ky lajm nuk jehoi gëzueshëm vetëm te prindërit e Etrites:  Sadije e Bekim Abdullahu, e te familja e gjerë Abdullahu që ka shumë miq në anë të ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj, por edhe në vet qytetin e Ferizajt, për çka edhe faqja e kulturës së këtij qyteti shkruan se :

Sot në një prej shkollave më të njohura të baletit në SHBA Joffrey Ballet School- New York, kanë diplomuar një numër i vogël i vajzave të reja që vijnë nga e vende të ndryshme të botës.
Në mesin e këtyre vajzave është edhe emri i Etrita Abdullahut, vajzës nga Ferizaj, e cila qe disa vite është në New York, duke u shkolluar në balet. Sot shkollimi i saj u kurorëzua me diplomë që na gëzoi të gjithëve.
Jemi krenar me ty Etrita, qyteti i Ferizajt. Urime!

Dy fjalë për Etriten:

Etrita Abdullahu është e lindur në Ferizaj më 21 Mars 1998 nga prindërit Sadije dhe bekim Abdullahu. Ajo filloi të kërcejë kur ishte 9 vjeç në një studio të vogël në vendlindjen e saj. Ajo kërceu me Baletin Kombëtar të Kosovës për 4 vite, ku bashkëpunoi me koreografë nga vise të ndryshme të botës. Pastaj u zhvendos përtej oqeanit në Nju Jork, ku u pranua në shkollën e baletit Joffrey. Ky ishte viti i fundit atje, ku edhe arriti rezultate brilante si në pjesën teorike ashtu edhe të lojes së baletit. Gjithsesi do theksua se Etrita gjatë shkollimit u përball me vështirësi të mëdha materiale, por vullneti dhe vendosmëria e saj rezultoi me kurrozimin e saj si balerinë e madhe e ardhmërisë, ndonëse me trup mesatar.

Përgëzime dhe urime nga Redaksia e portalit “prointegra.ch

Krejt në fund një urim nga ana ime me familje si fqinje të parë që kam pas Etriten në Ferizaj dhe e cila derisa isha në Kosovë më ka thirre edhe në disa shfaqje baleti, ku ajo ka luajt disa nga rolet. Gjithashtu një urim edhe nga editori i këtij portal, Skënder Hajdari, të cilin e lidh një miqësi e ngushtë me familjen Abdullahut nga periudhat më sfiduese përmes të cilave kalonte populli ynë nën trysninë e regjimit serb.

(Sa i përket fotove ato janë nga fb i Etrites, shkollës së saj në Nju Jork ku ka diplomua dhe disa foto që i kam shkrep unë gjatë shfaqjeve të saja në kuadër të Baletit Kombëtar në Prishtinë).