1 Tetori: dita ndërkombëtare e njerëzve të moshuar

Në kuadër të “ Ditës ndërkombëtare të njerëzve të moshuar” me 1 tetor shtrohet pashmangshëm pyetja se cilat janë probleme dhe nevojat që kanë njerëzit e moshuar në Zvicër dhe Evropë. FERPA (Federata Evropiane e Pensionistëve dhe të Moshuarve) numëron në një MANIFEST nevojat dhe tregon hendeqet, të cilat duhet të mbyllen.

Numri i njerëzve të moshuar në Evropë sa vjen e rritet. Vetëm në Zvicër rreth 2,5 milion njerëz marrin pension pleqërie të AHV/AVS. Nuk është për tu habitur, që shumë tema aktuale, tek të cilat Unia lufton në rresht të parë, mos të kenë një ndërlidhje me pleqërinë (kujdesi, pensionet etj.)

MANIFESTI për të drejta të njerëzve të moshuar
Nën shenjën e pandemisë, FREPA – edhe nën ndikimin e Unia – në manifestin e saj ka bërë një inventar të situatës aktuale në nivel evropian dhe ka pasqyruar nevojat e njerëzve të moshuar: luftimi i të gjitha formave të varfërisë; e drejta për pensione korrekte duke marrë parasysh veçoritë specifike gjinore; e drejta për qasje afatgjate të kujdesit korrekt shëndetësor për të gjithë; e drejta për banim të shëndetshëm dhe korrekt; e drejta për përfshirje sociale deh pjesëmarrja e pakufizuar e njerëzve të moshuar në jetën sociale, politike e kulturore në kuptimin e ndër gjeneratave. Ky dokument i rëndësishëm ndër të tjera iu është parashtruar institucioneve evropiane.

Luftimi i varfërisë në pleqëri
Në Zvicër nga varfëria janë të prekur parasëgjithash pensionistët, e veçanërisht gratë. Shumë njerëz duhet të përdorin shërbime për përfitime shtesë për të përballuar jetesën. Me kthimin e inflacionit, po sillet edhe fantazma e varfërisë energjetike dhe në muajt e ardhshëm faturat e larta të korrentit do të rëndojnë rëndë buxhetet e pensionistëve. Gjithashtu, problemet e përshkruara prekin e sfidojnë edhe migrantet e migrantët që kanë arritur ose do të arrijnë moshën e pensionit në vitet e ardhshme.

Për një jetë në dinjitet për njerëzit e moshuar!
Pra, ka shumë arsye për të mbështetur përpjekjet e lëvizjes sindikale zvicerane për të përmirësuar shtyllën e parë të pensioneve (AHV/AVS) dhe atë të dytë. Qëllimi është t’u mundësohet të gjithë grave dhe burrave të moshuar, pavarësisht nga vendi i origjinës, të jetojnë me dinjitet.

Lexoni MANIFESTIN në vijim: Ferpa’s Manifesto – Ferpa

Huazuar nga gazeta e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr.5, 2022, nga Paola Ferro, Dario Mordasini, delegatë të Unia në FREPA