Në projektin tonë, që njëherësh paraqet edhe një mision kulturor e kombëtar, pas vizitës së të gjitha ngulimeve arbëreshe në Kalabri, ekipi ynë nga datat 14 -18 Nëntor 2021 vizitoi edhe të pesë ngulimet arbëreshe në Sicili, siç janë: 1) Hora e Arbëreshëve : Piana degli Albanesi 2) Kundisa – Contessa Entellina 3) Munxifsi- Mezzojuso 4) Pallaci – Palazzo Adriano dhe Sëndastina- Santa Cristina Gela. – Nga kjo vizitë kthehemi me mbresa të jashtëzakonshme, sidomos me mikpritjen e paparë te Hora e Arbëreshëve, përçka do të iu shkruajmë ditëve në vazhdim
Nga Rexhep Rifati, me foto autoriale
Në ekipin e “prointegra.ch, isha së bashku kryetarin shoqatës së kësaj platforme Osman Osmani nga Shafhauseni i Zvicrës, ndërsa që bashkëshoqërues kishim veprimtarin Gjergj Prenkoçaj, me prejardhje nga Malësia e Madhe dhe profesorin dhe publicistin Hazir Mehmtin me banim në Vjenë të Austrisë.
Edhe ky udhëtim ishte një mision dhe projekt në veti, për të vizituar të gjitha vendbanimet arbëreshe, e për të parë dhe shënuar nga afër se sa ku edhe më tej gjallëron gjuha, doket, apo ritet e tradita, kuptohet në rrethanat e globalizmit, kur shumëçka lëvizë e zbehet nga ajo që paraqet etni kombëtare arbërore.
Ditëne parë, më 14 nëntor, pas arritjes në aeroportin e Palermos, së pari vizituam vendbanimin më të rëndësishëm arbëresh në Sicili, Horën e Arbëreshëve : Piana degli Albanesi, ku edhe ku edhe qëndruam për bujte që të katër netët, derisa gjatë ditëve vazhduam vizitat në ngulmët arbëreshe, siç janë: 1) Kundisa – Contessa Entellina 2) Munxifsi- Mezzojuso 3) Pallaci – Palazzo Adriano dhe 4) Sëndastina- Santa Cristina Gela. Për ti vizituar që të pesë lokalitetet u desh të bëjmë një udhëtim prej 400 kilometrash.
Do pranuar botërisht, se për mua personalisht, por edhe bashkëshoqëruesit e mi ishte më i veçanti dhe më mbresëlënësit, aq më parë që hasëm në një pritje të jashtëzakonshme vëllazërore ku do që arritëm si nga qytetarët ashtu edhe nga vet autoritete lokale, të përbëra kryesisht nga vet arbëreshët. Me këtë rast duke falënderuar mikpritësit tanë, dua tu shprehi mirënjohje edhe të gjithë bashkëshoqëruesve, si për kolegjialitet ashtu edhe për ndihmën e dhënë, sidomos mua që tash po shkeli në të 80-tatë!
Me këtë rast po jap ca foto nga vizita që në të 5 vendbanimet arbëreshe në Sicili.