E njohur nga të gjithë si Nëna Rabë apo Heroina e vërtetë shqiptare, u varros në varrezat e Shipashnicës së Epërme me nderime e një numrit tepër të madh të njerëzve nga Familjet e Mëdha Dërmaku e Sadiku, farefisi gjërë, miqtë, shoktë, bashkëluftëtarët e djemëve të saj për çlirim dhe liri nga mbarë Kosova; Shqipëria dhe viseve të tjera shqiptare pra edhe dashamirët tjerë nga të gjitha viset shqiptare.
Nga Isa H. Dërmaku
Nderimet e fundit ju dha Njeriu të kuptomit më të mirë e të vërtetë të fjalës me gjitha virtytet si vlerat më të larta njerëzore!
Njeriu, pra Nënë Rabë ishte në të gjitha aspektet madhështore. Nënë shumë e mençur e shumë e dashur. Nënë shumë e zellshme, shumë respektuar dhe tepër e nderueme. Njeriu e fjalës, besës, përkushtimit, vendosmërisë, bujarisë, fisnikërisë dhe luftëtare shembullore kundër pushtuesve kolonialist serbë.
Një Nënë luftëtare tepër e guximshme kundër pushtuesve barbarë e amokist, raciste, pra Serbisë.
Nëna Rabë, ishte Njeriut që sakrifikoj gjithçka për Çlirim dhe Liri të Kosovës, me të vetmin synim jetikë, për ta bërë Shqipërinë e Natyrshme, ashtu si e fali Zoti, pra deri aty ku “Bukës i thonë bukë e ujit Ujë”.
Lirinë e Kosovë e deshti sa edhe jeton e vet.
Nëna Rabë, ishte Heroinë e vërtetë, e tillë ishte në çdo përballje me pushtuesin serbë si në kohën e vajzërisë, familja e së cilës gati u çfaros e tëra nga Serbia, spse ishin lutëtar të vërtetë në luftën për çlirim dhe Liri të Atdheut.
Familja e Nonës Rabë, babai i së cilës është Sylë Sadiku-Gjyrishevci, njeriu më i afërt dhe bashkëluftëtarei madhështor i Mulla Idriz Gjilanit, të cilin pas luftës e mbajti të struhar e mbajtur në Strehimoren e Famshme Familjarare të Sylejman dhe Rahim Sadiku për afër pesë vite.
Molla Idriz-Gjilanin, Komandantin Legjendar të Anamoravës dhe gjithë Kosovës dhe i gjithë Shipatarisë, për të cilën Serbia gati e shfarosi familjen e Nonës Rabë (Raba është vajza e Sylejman Sadikut dhe mbesë e Rahim, Avdi, Ramiz, Sadik e Salih Sadikut (të gjithë vëllëzër të Sylejmanit dhe Rahimit, të gjithë bashkëluftëtar të Molla Idrii Gjilanit, përfshi këtu edhe Qazim Sylejman Sadikun (vëlla i Nënës Rabë), i cili i plagosur rëndë nga ushtria serbe, por ja ka dalur t’ju ik i gjallë dhe ka qëndruar bashkaë në strehimoren e familjes Sadiku me Molla Idriz Gjilanin në Gjyrishevc, për 3 vite radhazi)
Nëna Robë, konsiderohej nga Molla Idriz Gjilani, si motra e ti e vogël, e cila edhe si e re i mblidhte lule pranvere e vere, për t’i përcjell (përveç ushqimit) në strehimoren e famshme familjare, përmes Babës saj Sylyjman Sadiku, xhaxhit Rahim Sadiukt apo edhe vëllaut Qazimit, icili veç ishte në strehimore me Molla Idriz Gjilanin, për ta ndjerë ecjen e moteve, Komandanti Legjendar, Molla Idriz Gjilani. Familja e Nënës Rabë, pra Babai i Saj, Sylë Sadiku Gjyrishevci, dhe vëllëzërit e tij, ishte dhe ka mbetur e njohur si Familja më Besnike në Historinë Shqiptare, si shkruhet me të drejtë në librin e Muhamet Pirrakut, kushtuar Molla Idriz Gjilanit dhe Familjes së Sylejman e Rahim Sadikut, si Familja më Besnike në Historinë Shiptare.
Nëna Rabë, heroinë e vërtetë, në moshen rinore, por edhe kur u bë Nënë, në luftën kundër Serbisë, më parë, si u tha, me familjen e Babës Sylë Sadiku Gjyrishevci, xhaxhallarët si Rahim Sadiku, Salih Sadiku, Avdi Sadiku (i burgosur, kur është zënë Molla Idriz, torturuar, dhe ka vuajtur burgun famëkeq afër një dekade në burgon Idrizoves dhe jo vetëm), Ramiz Sadiku dhe xhaxhallarëve tjerë, me vëllaun e madh Qazimin dhe Tre vëllëzërit që ja vrau KOS-i ushtrisë, me helmim, ushtri kjo vrastare serbojugosllave, që i vrau brtenda dy viteve, të cilët ishin marrë dhunshëm për ta kry shërbimin ushtarak, tre vëllëzërit: Tahiri, Shabani dhe Bajrami, mbrenda një kohe të shkurtër, i prunë kufoma në shtëpi, përfshi këtu edhe vrasjen e mëhershme të 17 vjeçarit Isuf Sadikut, në derë të shtëpisë (ishte djali i Sadik Sadiku, xhaxha i Nënës Rabë) i vrarë nga OZN-a.
Vetë Nëna Rabë, ishte torturura përveq nga seerbët e OZN-es edhe nga duart gjakatare të Shefki Oznes, një tortorues dhe vrastar i shqiptarëve, një serbofil vrasës. Po ashtu edhe nga Murat Shevelli, ky i fundit me dy serbë të Oznes, pra tretë të Oznes, sipas Sylejman Sadikut, që ka trguar sa ishte gjallë, se vëllaun e ti Salih Sadikun, e kanë vrarë duke therrë me thika, pra e kanë masakru në një mulli të Hogoshtit, për Molla Idriz Gjilanin.
Edhe në kohën më të re, Nëna Rabë, është përballur me UDB-ën serbe, kur dy djemtë e saj luftëtar per çlirim dhe Liri të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare që vuajtën dënimet me shumë vite, vuajtje këto nepër burgjet raciste në Serbi, që i mbajti dhe torturoj tmerrisht me torturat barbare e më mizoret të mundshme. Torturues ishin gjarpërinjët e UDB-ës dhe KOS-it serb, apo thënë më mirë amokistët e Serbisë racistonaciste.
Nënë Rabë, Heroinë, e cila kurrë nuk u dorëzua para racizmit serb, as kur policia e OZN-es më herët e torturonte, pastaj vazhduan UDB-ja, KOS-i që të gjitha serbe, me rrethimet e vazhdueshme të familjen së Nënës Rabë dhe, shkatërronin gjithçka duke përdorur edhe dhunën barabare dhe armët…, por as para dyerve të burgjeve serbe gjithandej nepër Serbi, kur shkonte në vizita të djemve të saj që ishin nepër kazamatet raciste serbe.
Nëna Rabë, jetonte për jetësimin e Motos së jetës saj, e cila thonte pa ngurrim dhe vazhdimisht, ato që kishte mësuar nga Molla Idriz Gjilani se: Pa Liri jeta është hiq, pa kurrfarë vlere. Pa Liri nuk mund të jetohet kurrë normalisht. Vetëm me Liri jeta është ashtu si e do Njeriu e Zoti, prandaj kurr mos kurseni asgjë që Liria dhe bashkimi të jenë për secilin dhe të gjithë.
Liria është e mira e krejteëve (universale). Liria është buka, ajri, uji i shpirtit, prandaj mos kurseni asgjë për ta arritur ate, ishte amanet i Nënës Rabë, që në realite jehonte si Kushtrim.
Ishin këto momente shumë të vështira familjare dhe, vazhdimisht falenderote Zotin, prej zemrës, shpirtit dhe mendjes Nëna Rabë, falenderim që vinte pre njeriut të sinqertë, prej njeriut kurrë nuk u kursy deri në sakrificën e pashoqe të saj për Liri, pra Nëne Shqiptare, apo si quanin bahkëluftëtarët e djemëve të saj: Nëna Heroinë, kjo Nënë e Madhe Shqiptare, të Nënës së fjalës e të besës dhe veprave konkrete e të vërteta.
Nënës brilante dhe të respektuar e nderuar nga secili e të gjithë që kanë arsye njerëzore pra edhe nacionale.
Nëna Rabë ka lënë gjurmë të thella në zemrat e të gjithë atyre që e kanë njohur dhe kanë provura praktikisht mirësinë, bujarinë, përkushtimin, trimërinë e saj gjatë kohërave të mira e të vështira.
Nëna Rabë gjithmonë ka shkëlqyer si Nënë dhe si Njeri e mrekullueshme.
Nëna Rabë u dallua për virtytet e saj njerëzore të larta dhe përkushtimin e pakursyer krahas lirisë dhe çlirimit të Kosovës edhe me zellin e saj të pamatshëm për bamirësi.
Kujtimi për Nënën Rabë do të mbetet gjithmonë si një shembull frymëzimi për gjithë familjen e saj të madhe dhe për gjithë bashkëluftëtarët për çlrim dhe liri, pra gjithë ata që e njoften, e dashtën dhe e nderuan dhe po e nderojnë shumë edhe pas vdekjes.
Nëna Rabë, ishte dhe do të mbetet përherë krenaria e vërtetë jo vetëm familajre, sepse ajo gjithmonë ishte gatshme të sakrifikonte gjithçka për familjen, për çlirimin dhe lirinë e Kosovës dhe bashkim nacional.
Nëna Rabë, me guximin dhe vendosmërin e saj, ajo ju mësoi dhe udhëhoqi fëmijët e saj dhe Familjen në përgjithësi që kurrë të mos gjujnjëzohen para armikut, pra ishte një shembull i gjithëve, shembulli më i ndritur i mundshëm i rezistencës kundër zullumit dhe padrejtësisë.
Edhe pse e përjetoi tmerret e vuajtjen që heret prej Serbisë, si u tha më lartë për Familjen e Gjinisë pra Familjen Sadiku të Nënës Rabë, familje kjo të cilat edhe i përballoi në mënyrë heroike, të gjitha mënyrat më barabare të armikut.
Nëna Rabë nuk u tremb kurrë sa që edhe Fëmijët e vet dhe jo vetëm, t’i edukojë, frymëzoj që që të merren fuqishëm me veprimtari praktike çlirimtare të kombit dhe atdheut.
Nëna Rabë, me një vullnet të fortë dhe besim të pandërprerë në kauzën e saj të drejtë, ajo shndërroj cilësinë e saj në një nga figurat më të rëndësishme, më të ndritshme të historisë së Familjes së gjërë dhe të gjithë atyre shqiptarëve që donin sa edhe jetën e vet Lirinë e Kosovës.
Nënë Rabë, që me të drejtë konsiderohet Heroinë e vërtetë jo vetëm për Familjen, do të kujtohet për gjithmonë si një shembull më i lavdishëm i guximit dhe përkushtimit ndaj fëmijëve, familjes, miqësisë, bëmirësisë, por kurrë pa e harruar prioritetin e të gjitha prioriteteve, luftën çlirimtare për drejtësinë, barazinë dhe Lirinë.
Nëna Rabë, për Fëmijët e saj dhe Familjen e gjërë, bashkëluftëtarët për çlirim dhe liri, por edhe për shumëkend që kanë qendër epike njerëzoren, ishte dhe mbeti një Nënë Ideale, definitivisht e Përsour si për frymëzim, si për bamirësi, si për vendosmësi, si për sakrifica tepër të mëdha, pra për gjithçka njerëzore ishte ajo e vërteta, dhe trashëgimia e saj do të jetë udhëprirëse për gjithë në Familjen e saj dhe jo vetëm.
Shpirti i Nënës Rabë, puna e saj e mbarë në edukim me vlerat e saj njerëzore, do të jetojnë gjithmonë në zemrat jo vetëm të fëmijët e saj, pra jo vetë të familjes së saj të madhe por edhe të dhe për të gjithë ata që e kanë njohur, nderuar, respektuar dhe e kanë dashur pa masë. Nënës Rabë, e cila nuk u tremb kurrë përballë sfidave dhe vuajtjeve të pafundme… në luftën për lirinë e Kosovës. E cila udhëhoqi me guxim dhe dinjitet fëmijët e saj, Familjen në edukimin e duhur për t’i shërbyer si shembull i përkushtimit Atdheut dhe Kombit drejtë fitorës së madhe të Lirisë dhe bashkimit.
Nëna Rabë do mbetet një dritë udhëtimi për të gjithë ne njerëzit që arsyen e kemi prioritet jete. Nëna Lirisë, Nëna Rabë, kjo Nënë e Mrekullueshme, do të jetë në e me ne kurdo dhe kudo që të gjenden fëmijët e familja e saj, bashkëluftëtarët për liri dhe të gjithë ata e ato që e dashtën edhe e duan Lirinë e Kosovës.
Prandaj njëzërit, u dëgjua fuqishëm nga të gjithë që i dhanë nderimet e fundit Nënës Rabë duke thënë zëshëm:
Faleminderit Nëna Rabë e dashur për gjithçka që ke bërë me guxim të rasyeshëm për për gjithë Ne Luftëtarët për çlirim dhe liri të Kombit dhe Atdheut.
Këso fjalë respekti e nderimi të thellë u thanë nga Hasan Dërmaku (i burgosur politikë disa herë dhe i cili ka vaujtur nepër burgjet serbe për dekada, dhe shoku i ngushtë i Adem Demaçit, cili në vazhdimisi e ka vizituar dhe nderuar gjithëherë e të cilin Nëna Rabë e ka dashtë sikurse djemtë e saj), pastaj Mehmet Hajrizi (I burgosur politikë, njeri eurodit dhe i famshëmnë jetën politike, pra politikan dhe krijuers i shquar, dhe i njohur edhe për punimimin brilnat të Portretit e Nënës Rabë – Heroinë Shqiptare, punuar në Burgun Hetues të Novi Sadit, punim brilant me laps. Mehmet Hajrizi, shok dhe bashkvuajtës në burgun e rëndë të Serbisë në Novi Sad, burg ky famëkeq ku ishin së bashku me djalin e Nënës Rabë, Isa H. Dërmkun). Pastaj, Hasan Mala, atdhetar me famë dhe vëllau i Heroit Nacional Rexhep Mala). Sami Dërmaku, Jahir Hajrizi, Hanife Mala (bashkëshortja e Rexhep Males, heroinë e vërtetë dhe simbol i qëndreses madhështore të femers shqiptare, pra Penelopë Shqipatre), Fitore Mala (Vajza e heriut nacional Rexhe Mala dhe Hanife Mala), Raif Gashi, Fatmiri Maliqi, Islam Pali, Xaja, Bajra, Emin Krasniqi, Ismail Namani, Salih Mala, Dani, Taip Mala, Ali Hoxha, Sabri Morina, Nexhat Rexha, Sylejman Dermakun, Bajram Kallaba si dhe poet e shkrimtar, bashkëluftëtarë, bashkveprimtarë të shumtë që i bënë nderime Nënës Rabë.
Pastaj, Organizatat e të Burgosurve Politikë. Mësuese e mësuese të shkollave shqipe si ajo “Sadri Misimi”, që ngushlluan dhe nderuan me dinitet e respekt Nënën Rabë.
Respekti dhe nderimi nuk mungoj as nga instituconet demokratike të Republikës së Kosovës, përfshirë këtu në mënyrë të verçant nderimet që i bëri kryetari i Komunës së Dardanës (Kamenices), Kadri Rahimaj, i cili i printe delegacionit të Komunës për ngushllimet si nderimet e fundit për Nënën Rabë.
Një zëri, ju dha lamtumira e fundit Nënës Rabë, arkivoli i së cilës mbulohej, sipas dëshirës (amanetit) të Nënës Rabë, me Falamurin Kombëtar, Shqiponjen Dy Krenare, flamur ky të cilin e deshti sa edhe jetën, por e donte me shpirt edhe flamurin e Shtetit të Republikës së Kosovës, të cilin e mbante gjithmonë në zemër së bashku me shiqponjen që gjithmonë zbukuronte edhe dhomën e Nënës Rabë.
I përjetshëm Kujtimi Heroinën, Nëna Rabë, Nënë e Dashur dhe atdhetare, dëgjohej zëri gati nga të gjithë ata që ia bënë nderimet e fundit!
Dardanë, 2024