Një ekipi i Platformës “Prointegra.ch” nga Zvicra sapo përfundoi vizën në 6 ngulime arbëreshe, ndërsa që gjatë dy vizitave të më parshme edhe 20 katunde të tjera në Kalabri e Sicili. Kësaj radhe vizituam Munxhufunin (Montecilfone),në krahinën e Molises, ku na priti kryetari Giorgio Manes, si dhe katundet Barilli (Barile), Zhura (Ginestra) dhe Mashqiti (Maschito), si dhe katundin më të ri arbëresh Badhesa ( Villa Badessa) në Abruzio dhe Munxhufuni (Montecilfone), në rajonin e Molises.
Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati
Ekipi përbehej nga drejtuesi i platformës Osman Osmani, Profesor Shenasi Aliun, botuesi SHB i-liredition, Ilir Xheladinin dhe nga Austria, kolegu ynë Profesor Hazir Mehmeti.
Kjo është vizita e tretë e ekipit të prointegrës, pas dy vizitave të para në Nëntot 2021 në Kalabri dhe Nëntor 2021 në Sicili meqë rast patëm vizuat edhe 20 katunde arbëreshe. Falë këtyre vizitave që ekipi i prointegrës dhe gjithë shoqëruesit i bëjnë me parat e tyre të gjepi, portali ynë çdo të hëne, e fillon me një katund arbëresh me foto origjinale, siç do të veprojë edhe gjatë javëve të ardhshme.
Për mua kjo vizitë përçka i falënderoj gjitha antarët e ekipit paraqet edhe një fest të vërtetë, pasi në moshën që kam arrita ti vizitoj gjitha ngulimet, prej nga përfitova shumë energji, ndaj edhe u jami mirënjohës vëllezërve arbëresh që kudo na pritën me shumë bujari e dashamirësi.
Me këtë rast falënderoj të gjithë shoqëruesit e mi edhe gjatë vizitave të tjera ndër vite duke e veçuar vëllain tonë arbëresh, profesor Michele Greco me të cilin kam vizatur mbi 20 fshatra arbëreshe. Në veçanti falënderoj intelektualin dhe misionarin e shquar arbëresh Antonio Bellusci që ka qenë edhe një inspirim për moshën time 79- vjeçare.
Familjarë, shokë e miqtë e mi të respektuar ju njoftoj se sot përmbylla ëndrrën dhe projektin tim jetësor: vizitën e të gjitha 53 bashkive arbëreshe në Italinë e Jugut.
Gjatë këtij turneu 4 ditorë me ekipin 5 anëtarësh ishim në 6 ngulimet që nuk i kam vizituar në rrethin Potenxës, siç janë: Barilli (Barile), Zhura (Ginestra) dhe Mashqiti (Maschito), si dhe katundin më të ri arbëresh Badhesa ( Villa Badessa) në Abruzio dhe Munxhufuni (Montecilfone), në rajonin e Molises.
Po ashtu vizituam edhe vendlindjen e prindërve të mikut dhe vëllaut tonë arbëresh, Jozef Diogradi që mban emrin Katundi apo it. Greci.
Për të gjitha këto vizita javëve në vazhdim, ndërkohë edhe një libër i ri me 53 ngulimet arbëreshe, që është në përfundim e sipër me mbi 500 fotografi të përzgjedhura autoriale.
Me këtë rast thellësisht i falënderoj mbarë familjen time duke filluar nga shoqja ime e jetës si të gjithë miqtë e mi të ngushtë me të cilët e realizuam këtë vizitë edhe atë nga Zvicra: Profesor Shenasi Aliun, drejtuesin e prointegrës, Osman Osmanin dhe botuesin Ilir Xheladinin dhe nga Austria: Profesor Hazir Mehmetin. Me këtë rast falënderoj të gjithë shoqëruesit e mi edhe gjatë vizitave të tjera ndër vite duke e veçuar vëllain tonë arbëresh, profesor Michele Greco me të cilin kam vizatur mbi 20 fshatra arbëreshe. Në veçanti falënderoj intelektualin dhe misionarin e shquar arbëresh Antonio Bellusci që ka qenë edhe një inspirim për moshën time 79- vjeçare.
Ndaj edhe në përmbyllje të 80 vjetorit, shpresoj që vëllezërve arbëresh dhe gjithë dashamirëve të librit tu ofroj librin tim të tretë me udhëpërshkrime kushtuar të gjitha ngulimeve arbëreshe, sa figurojnë në gartën që po e botoj me këtë rast.

























