Kompania “Pespa & Albania Alumin” me përfaqësi në Zvicër

Kjo kompani, që është lider në Shqipëri e që operon në fushën e produkteve të aluminit me një shtrirje të fuqishëm në tregun Europian e Afrikan, prej mbrëmë do të ketë përfaqësinë edhe Rümlang të Cyrihut, të përfaqësuar nga afaristët Zeit Kabashi dhe Burim Hasaj

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati

Hapja e përfaqësisë në Rümlang të Cyrihut e kompanisë “Pespa & Albania Alumin” me seli në Durrës, ishte rast i mirë për të parë sesi edhe prodhimet e aluminit nga Shqipëria mund të gjejnë shtrirje edhe në tregun tejet konkurrent të Zvicrës. Siç mësuam mbrëmë me rastin e hapjes së përfaqësisë së kësaj kompanie, Elma Petoshati, PESPA & ALBANIA ALUMIN” shpk, është një biznes familjar i themeluar në 1990 në Shqipëri, që ka rreth 40.000 m2, ambiente biznesi, 23 njësi prodhimi dhe 400 punonjës dhe operon në fushën e produkteve të aluminit, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh si: kangjella, fasada të ventiluara, dyer-dritare, produkte parafabrikate, struktura fotovoltaiku, etj.
Me një fjalë PESPA, është e specializuar në projektim, prodhim dhe montim sipas Standartit ISO 9001-2008, të këtyre produkteve për përdorim publik dhe industrial. Ndaj edhe Pespa & Albania Alumin është lider në Shqipëri dhe në saje të cilësisë së produkteve ka gjete shtrirje pos në Ballkanik, më gjerë edhe në Europë dhe Afrikë.
Ndërkaq prej mbrëmë kjo kompani ka përfaqësinë e vet edhe në Rümlang të Cyrihut, në kuadër të firmës “Dentale Bau AG”, me pronar Zeit Kabashi, i cili bashkë me afaristin Burim Hasaj përfaqësojnë në Zvicër firmën “Pespa & Albania Alumin” nga Durrësi.
Themeluesit mbrëmë, në hapjen e përfaqësisë kishin ftuar një numër të mirë afaristësh shqiptarë, zviceranë e të tjerë, para të cilëve demonstruan disa nga prodhimet e firmës “Pespa”, në mesën e tyre një numër i konsiderueshëm inxhinierësh, arkitektësh e të tjerë. Merrte pjesë po ashtu edhe zonj. Leurata Berisha- sekretare e parë e Konsullatës së Kosovës në Cyrih.
Tubimi i mbrëmshëm në Rümlang ishte edhe një dëshmi për rritën e numrit të firmave me pronarë shqiptarë në Zvicër, por edhe të një potenciali të kuadrove teknike në fusha të ndryshme të ndërtimtarisë. Madje vetëm nga familja e gjer e Zeit Kabashit që drejton firmën “Dentale Bau AG”, me mbi 40 e sa punëtorë, mbrëmë ishin mjaft nga anëtarët e kësaj familje që ka bërë emër në kanton e më gjerë me punën e suksesshme në ndërtimtari. Përndryshe merrnin pjesë edhe drejtuesit e firmave me pronarë shqiptarë, siç është “Elnor” me pronar Imer Ukaj, ABI Group& Baugrund& Umwelt, e përfaqësuar me ing. Nysret Bakalli, “DBE” me pronar , Demush Krasniqin, “Fixit” Markus Meyer, HP – Ing , që drejtohet nga inxhinieri i diplomuar. Agron Berisha, “Flexiprint GMBH” me pronare Adelina Rifati e të tjerë.