Edhe dy shtëpi të reja në Kosovë, donacione të mërgimtareve ngado në botë

 

Shoqata humanitare “Feniks” nga Ferizaj, që drejtohet nga filantropi, Milaim Jashari,  dje përuroi edhe dy shtëpi të reja për nënat vetushqyese: në Gjakovë e Skyfteraj të Vitisë, falë kontributit financiar të Shoqatës Femrat Shqiptare Kudo Që Janë dhe bashkatdhetareve të Forumit të Gruas Kitchenre Ontario nga Kanadaja

Nga Rexhep Rifati

Sot për të satën herë nga Shoqata Humanitare “Feniks” e Ferizajt na erdhe një lajm i gëzueshëm, pasi që dje po nga kjo shoqatë janë ndërtua dhe dy shtëpi të reja në afat rekord, ndonëse në kushte pandemie dhe u janë dorëzua çelësat dy familjeve, kryesisht gra vetushqyese të ngela vetëm me fëmijë.

Nga administruesi i SHH “Feniks” të Ferizajt, Agim Krosa, na erdhi njoftimi për portalin tonë, se dje më  24.09.2020, se kjo shoqatë që ka ngritë deri më dje plot 268 kulme skamnorësh, se i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re familjes së Katarina Dedajt nga Gjakova, që krahas me kushte të rënda ekonomike, përballej edhe me kushte të rënda banimi.

Kjo shtëpi e re në Gjakovë i ngrit në saje të humanizmit të Shoqatës FSHKQJ, gjegjësisht  Femrat Shqiptare Kudo Që Janë. Kjo shoqatë deri më tash përmes “Feniksit” ferizajas që drejtohet nga filantropi Milaim Jashari ka ngrit disa shtëpi në pjesë të ndryshme të Kosovës e Shqipërisë.

Jo vetëm familja Dedaj në Gjakovë, por “Feniks” në Ferizaj, por edhe Udhëheqëset e shoqatës Humanizimit FSHKQJ, kanë arse të ndihen të lumtura që sapo realizuan edhe një projekt të tyre së bashku. Për përmbylljen e disa projekteve midis këtyre dy shoqatave ka parapri besueshmëria, efikasiteti në ndërtim dhe solidariteti i ndërsjellë e që të gjitha këto janë kurorëzua me shtëpi të reja më familje skamnore, kryesisht familje të ngela pa kryefamiljarë.

Ndaj edhe me këtë rast Kryesia e shoqatës ” Feniks” falënderon të gjithë donatorët, bashkatdhetarët-et ku do që janë, për mbështetje e vazhdueshme që në forma të ndryshme, organizimeve të shumta gjithandej anembanë botës, që përmes grumbullimit të mjete të gatshme financiare, me qëllim që të zbusin për aq sa është e mundur kushtet e rënda të banimet.

-Ne falenderojmë edhe përfaqësuesen e shoqatës Fshkqj: Selvete Gashin, që dje ishte e pranishme me rastin e dorëzimit të çelësave të shtëpisë së re për familjen Dedaj në Gjakovë. Në veçanti falënderojmë Kryetaren e shoqatës Humanizmit FSHKQJ Femrat Shqiptare Kudo Që Janë: znj. Fatime Nulin, Nina Statovcin Ademi dhe adminet ,e të gjithë atyre që kanë marrë iniciativën për ndërtimin e shtëpisë për familjen Dedaj, familje që jetonte në kushte të rënda banimi, por që fal jush sot u bë me shtëpi të re, thueht në falënderimin e kësaj shoqate.

Mua nga pozita e një gazetari që përcjelli prej vitesh aktivitetin e shoqatës “Feniks” më vjen mirë që isha prezent ku mjetet për ngritjen e kësaj shtëpie humanistja Nina Statovci Ademi ia dorëzoi kryetares së degës së shoqatës “Feniks” në Zvicër, Teuta Kerhanit në mënyre që ato brenda ditës të përcillen te shoqata në Ferizaj.

Po dje më 24.09.2020, Feniks i dorëzoi çelësat e shtëpisë së re edhe familjes së Rufadije Sahitit, nënë vetushqyese nga fsh. Skyfteraj – Viti, që po ashtu jetonte në kushte të rënda banimi . Por që falë bashkatdhetarëve nga Kanadaja, gjegjësisht Forumit të Gruas Kitchenre Ontario nga Kanadaja kjo familje, tash e tutje kjo familje do të vazhdojë jetën  shtëpi të re.

Ky forum i Gruas nuk është hera e parë që bashkëpunon me shoqatën “Feniks”, pasi përmes bashkëpunimit të këtyre dy shoqatave janë ngrit edhe më parë shtëpi banimi për skamnorë.  Përndryshe, kjo shoqatë udhëhiqet nga : Nexhmije Recaj, Zejnepe Aliu, Halime Troshupa dhe Igballe Murseli, që përmes organizmit të koncerteve, ahengjeve të ndryshme si dhe shitjeve e ushqimeve tradicionale arrijnë të grumbullojnë mjete për vepra të tilla humanitare në vendlindje, ndonëse jetojnë e veprojnë tej Atlantiku.

Në këtë forum ka një numër të madh nënash dhe motrash, që bëjnë organizime dhe angazhime të pa fund, krejt me qëllim bamirësie që tu dalin në ndihmë bashkëkombëseve këtu në Kosovë, që ende jetojnë në kushte tejet të rënda banimi.

Ne morëm një telefonatë nga Nexha Recaj, për pamundësinë e ardhjes nga Kanada në Kosovë për shkak të pandemisë, ndaj edhe përshëndesim të gjithë grupin e këtij forumi që na dolën në mbështetje financiare për ti ndërtuar familjes Sahiti shtëpinë e re, thuhet në publikimin e Shoqatës “Feniks” të Ferizajt, që tashmë ka bërë punë kolosale, jo vetëm në saje të ndihmave nga individ e firma vendase, por edhe mërgimtarë tanë në anë të ndryshme të botës apo edhe nga punëtorë ferizajas e të tjerë që punojnë në misone humanitare e paqësore në Lindjen e Mesme e gjetiu.

(Me këtë rast po japim fotot nga përurimi i dy shtëpive në Gjakovë dhe Skyfteraj të Vitisë, realizuar nga “Feniks” Ferizaj)