Pronari i kësaj firme, me seli në Einsiedeln SZ, Abedin Mamuti tash e 23 vjet ngriti në kompani këtë firmë transporti në Zvicër dhe Kosovë për bartjen e mallrave dhe realizimin e shërbimeve të transportit në relacionin nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas, e që tash pos parkut të maunave ka edhe rreth 40 të punësuar.- Krahas kësaj veprimtarie, ai mbështet edhe manifestime kulturore e sportive në Kosovë si dhe vendlindjen Kumanovë, por avancon edhe në planin familjar, pasi që të tre fëmijët e tij ndjekin studimet universitare
Teksti Rexhep Rifati & Fotot Afrim Nevzadi
Një takim me bashkatdhetarët tanë javën e shkuar në qytetin historik Einsiedeln të kantonit Schwyz, në Zvicër u bë shkas të takojmë bashkatdhetarin Abedin Mamuti nga Prishtina, me prejardhje nga Kumanova, përndryshe Bashkë drejtues, gjegjësisht pronar i kompanisë “Abedini Transport”, maunat e mëdha të së cilës firmë jemi mësuar ti shohim rrugëve të Zvicrës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut e gjetiu.
Nga një bashkëbisedim i shkurtër me Abedinin dhe djalin e tij Albinin, mësuam se ai para se të migrojë në Zvicër ka studiuar gjeodezinë dhe ka punuar 5 vite ne Entin per Pune gjeodetë si inxhinier në këtë fushë, ndërsa Albini aktualisht është në vitin e tretë të studimeve në ETH të Cyrihut, në degën e informatikës. Që të dy bashkë përbëjnë shtyllën kryesore të vet firmës që drejtojnë. Më tej mësojmë se Abedini me të migruar në Zvicër, pas punëve të tjera si shumica e mërgimtarëve, në prag të përfundimit të luftës në Kosovë u përqendrua në fushën e transportit të mallrave nga Zvicra për në trojet shqiptare.
Firma “Abedini Transport” me seli në Einsiedeln SZ, është themeluar qysh 23 vjet më parë, gjegjësisht që nga viti 1999, kur edhe duhej ndihmuar Kosova për mëkëmbjen e saj nga pasojat e rënda të luftës. Në një periudhë të shpejtë kohore “Abedini Transport” u kthye në një firmë të njohur transporti për transportimin e mallrave dhe realizimin e shërbimeve të transportit në relacionin nga Zvicra në Kosovë apo Maqedoni dhe anasjelltas.
Abedini shpreh bindjen se asnjë vend nuk është më i bukur se trojet tona, siç janë Kosova, Maqedonia apo Shqipëria. Por për këtë duhet krijuar kushte për një zhvillim më të shpejtuar. Edhe kjo sa më parë, derisa nuk zbrazet popullsia atje. Ndaj edhe duke përfituar edhe ai si firmë, përfituan edhe shumë mërgimtarë që jetonin këtu, duke dërguar materiale e mjete pune në familjet e tyre për ngritjen e bizneseve në vendlindje.
Krahu i djathtë i Abedinit, i biri i tij Albini, krahas studimeve (në përmbyllje të vitit të tretë në ETH të Cyrihut) është pjesë e pandashme e këtij afarizmi të suksesshëm familjar dhe paralelisht është përqendruar në dy fronte: në atë dijes dhe të afarizmit në firmën e babait. Ndërsa vajza Shqipia ka diplomuar dhe ka bërë masterin për ekonomi në Universitetin e Cyrihut dhe është pronare e një firme për konsultime ekonomike MASH Treuhand ne Altendorf SZ. Kurse Arjana ndjek studimet në ekonomi në Winterthur.
Bashkëbiseduesit shpjegojnë se kjo firmë e cila gradualisht u ngrit në një kompani relativisht të madhe sa tash të kryej shërbime transporti për bashkatdhetarët tonë nga Zvicra për në Kosovë e më gjerë, në mënyrë që të ju mundësojë klientëve që në mënyrë sa më të lehtë të transportojnë mallra për vete apo për familjarët e tyre, duke ndihmuar kështu ngritjen e shumë firmave private në Kosovë dhe bashkë me te edhe zhvillimin më të shpejtë të ne infrastrukturën dhe në ekonominë e vogël në Kosovë, në mënyrë që të mundësohej edhe hapja e vendeve të reja të punes.
Krahas infrastrukturës së nevojshme, depove përkatëse si në Zvicër ashtu edhe Kosovë, “Abedini Transport”, kompletoi parkun e automjeteve me kamion të mëdhenj transporti si dhe me automjete më të vogla dhe makineri ndihmëse. Nga viti në vit u shtua edhe numri i punëtorëve, shofereve dhe personalit përcjellës, sa sot në këtë firmë në Zvicër e Kosovë ka rreth 40 punëtorë, varësisht edhe nga sezoni. Punëtorët janë pos nga Zvicra, Kosova apo edhe Maqedonia e Veriut.
Derisa në vitet e pasluftës transporti i mallrave dhe produkteve realizohej kryesisht në relacionin Zvicër- Kosovë, viteve të fundit është rrit edhe transporti nga Kosova në Zvicër, pasi disa nga firmat kosovare kanë filluar produktet e tyre ti plasojnë me mjaft sukses në Zvicër. Në të gjitha rastet në të dyja relacionet mallrat dërgohen në shtëpitë familjare apo në adresat e firmave përkatëse.
Drejtuesit, gjegjësisht pronarët Firmës “Abedini Transport”, krahas kujdesit që ka treguar për rritën e firmës dhe të përmirësimit të kushteve të punës për të punësuarit, ndihmon dhe kontribuon edhe në lëmin e arsimit e kulturës në Kosovë si dhe në vendin e tij të prejardhjes në Kumanovë: duke qenë edhe sponsor i Festivalit tradicional për fëmijë “Fluturat”, mbështet financiarisht SHKA “Bajram Shabani”, si dhe talentet e ri apo edhe ndihmon rinjtë në shkollim me bursa studentore.
Por ti kthehemi më konkretisht aktivitetit afarist, sa i përket kontakteve dhe adresave: Firma “Abedini Transport” ka edhe wep faqen: (https://abedinitransport.com/) ku ju ofron informacione klientëve të shumtë, të cilët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit, në mënyrë që në kohë sa më të shkurtër të mundshme përfaqësuesit e kompanisë të arrijnë në adresën e dhënë ku do të bëhet oferta për materialin si dhe pranimi i mallit i cili do të transportohet prej Zvicre për në Kosovë. Pas pranimit malli deponohet në depo ku ngarkohet në maune dhe transportohet për Kosovë. Pas arritjes së materialeve në Kosovë, ato deponohen në depot e firmës dhe shpërndahen nëpër adresat e dhëna nga ana e klientëve në Zvicër apo anasjelltas nga Kosova për në Zvicër. Ndërsa që procedura është e njëjtë si transporti prej Zvicre për në Kosovë.
Pra, malli deponohet atje në depo dhe në kohë sa më të shkurtër ngarkohet në maune dhe transportohet për në Zvicër e pastaj shpërndahet në adresat e dhëna nga ana e klientëve. Për tua lehtësuar këto shërbime klientëve: Nga pronarët e firmës “Abedini Transport” siguruan edhe adresat dhe telefonat përkatës në Zvicër e Kosovë.
Tel Zvicër: +41 79 636 27 83, Tel Kosovë: +383 49 77 89 99
Adresa Zvicër: Holzruti 2 Einsiedeln SZ
Adresa Kosovë:
Prizren: Rruga “Dervish Salihu” PN afër pompës së benzinës Hib Petrol
Gjilan: NTP Vata, Skenderbeu P+1, Gjilan