Drejtësi sociale domethënë, të luftohet çdo lloj diskriminimi

Përkundër luftës me dekada barazia mes burrave dhe grave në Zvicër deri në ditën e sotme nuk është arritur. Greva e grave e vitit 2019 ka treguar se në vitet e fundit është formuar një lëvizje e fuqishme për barazinë dhe preokupimet e grave. Është e qartë se sindikatat dhe lëvizja e grave shkojnë krah për krah njëra tjetrës.

Lëvizja punëtore me kalimin e kohës ka mësuar shumë. Në shekullin e 19 ishte
ende një çështje burrash. Gratë duhet të tregoheshin të kënaqura më këtë dhe të qëndronin në rreshtin e dytë. Shumë nga to i kthyen shpinën sindikatave të mëdha dhe krijua n sindikatat e tyre. Më 1885 në Zvicër u krijuan shoqatat e para për gratë. Ishte shoqata çati e këtyre shoqatave, që me 1991 për të parën herë ftoi për të dalë në rrugë me 8 mars me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas.

Gratë kështu përmes luftës i siguruan vetes vendin në lëvizjen punëtore dhe edhe drejtuesit e sindikatave filluan që të marrin seriozisht preokupimet dhe shqetësimet e grave. Në grevën kombëtare të vitit 1918, në të cilën u kërkua edhe e drejta e votës dhe zgjedhjes edhe për gratë, gratë luajtën një rol qendror. Që nga kjo kohë sindikatat paraqesin gjithnjë e më shumë shërbenin si një platformë për lëvizjen e grave.

Këtë qershor greva e grave shkon në raundin tjetër. Shumëçka është përmirësuar që nga greva e parë e vitit 1991. Atëkohë ishin orëndreqëset nga kantoni Jura, të cilat edhe shkaku u pagave të ulëta kanë shkaktuar grevën. Mirëpo, shumë nga kërkesat e atëhershme nuk janë përmbushur deri në ditët e sotme, veçanërisht ato nga bota e punës: edhe më tej gratë fitojnë më pak se burrat, edhe më tej gratë marrin përsipër shumicën e punëve pa pagesë, edhe më tej gratë si në vendin e punës ashtu edhe në hapësirën private e publike përjetojnë ngacmime.

Kujdes nga ata që thonë se çdo gjë ishte më e mirë në të kaluarën!

Duhet të jemi të vëmendshëm ndaj tendencave reaksionare. Jo, asgjë nuk ka qenë “më herët më mirë”. Për asnjë grua. Dhe ndër gratë nuk guxojmë ti harrojmë migrantet apo viktimat e racizmit, të cilat jetojnë në kushtet më të këqija dhe janë më të diskriminuarat. Pasi ato kanë një ngjyrë tjetër lëkure, një sfond tjetër, një gjuhë tjetër amtare, një besim tjetër, një status tjetër qëndrimi se sa shumica. Ne, sindkalistet e sindikalistët, migrantet e migrantët, jemi trashëgimtar të historive tona. Ne luftojmë krah për krahë me lëvizjen feministë.

Ajo që në bashkërisht duam, është drejtësia sociale. Dhe drejtësia sociale domethënë të luftojmë kundër çdolloj diskriminimi. Ky qëllim deri më sot nuk është arritur. Ne para nesh kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Mirëpo nëse ne mbesim të mobilizuar, ne do të shënojmë rezultate. Kjo është ajo që nënkupton “bashkë jemi më të fortë”.

Marie Saulnier Bloch und Julius Kopp (shtojca sindikaliste Horizonte e Unia Nr.2/2021)