Intervistë me Funda Yilmaz
Turkja 25-vjeçare Funda Yilmaz nuk guxoi të bëhet zvicerane – edhe përkundër socializimit në Zvicër, gjermanishtes zvicerane perfektë, biografi e reputacion të patëmetë, situatë të qëndrueshme jetësore, plane për studime dhe kalimin 100 % të lëndës së edukatës qytetare. Ajo, ashtu si edhe opinioni zviceran nuk mund të kuptoi refuzimin e natyralizimit të saj me arsyetime absurde. Veprimtaria e grupit të migrantëve të regjionit Aargau ka vu në lëvizje këtë rast. Një shkas më shumë për të realizuar këtë intervistë me te.
Horizonte: Ka kohë që tema e natyralizimit kultivon politikat e migracionit të Zvicrës. Ligji i ri i përkeqësuar i natyralizimit hynë në fuqi në fillim të vitit 2018. Ti je socializuar në Zvicër. Kur je ndesh ti me këtë temë?
Funda: Natyralizimi ka kohë që më ka preokupuar, herën e parë ishte gjatë shkollimit profesional, kur përzgjodhëm këtë temë. Mirëpo, për vite të tëra më ka munguar guximi që të ndërmarr këtë hap. Mua më kanë folur edhe të tjerë, se pse unë nuk po e marrë shtetësinë (në vendet e punës dhe në rrethin shoqëror.). Pasi që unë për kah natyra jam një person i tërhequr dhe i qetë nuk kisha guxim shkaku i bisedës. Vitin e kaluar u bë përsëri temë: natyralizimi. I fejuari im më dha kurajë që të mos kem frikë, pasi edhe anëtarët e komisionit janë vetëm njerëz. Pasi u mendova gjatë marra guximin, nxora dokumentet e nevojshme dhe u lajmërova në komunë për të marrë shtetësinë. Mirëpo, komisioni për natyralizim refuzoi kërkesën time.
Horizonte: Ti papritur u bërë një “yll mediash”, jo vetëm në ato zviceranë por edhe në ato botërore. A mund tu tregosh lexuesve tanë të Horizonte, cili ishte hapi i parë, i cili thënë ashtu arriti të bëjë publik rastin tënd?
Pasi morra shkresën refuzuese nga komuna, isha e pikëlluar dhe e mllefosur, pasi unë nuk mund të pranoja arsyetimet aty. Fillimisht thirra sigurimin tim të mbrojtjes juridike, i cili mjerisht nuk mundi të më ndihmoi, pasi vendimi nuk ishte i plotfuqishëm. Pastaj morra pjesë në një tubim informativ të grupit të migracionit të Unia-s mbi ndryshimet e natyralizimit që priten nga janari 2018. Aty njoha Florim Kadriun, kryetarin e komitetit të migrantëve të Unia për regjionin Aargau, të cilin e luta për të më këshilluar dhe ndihmuar. Tek ai filloi rrugëtimi i rastit tim dhe më pas kam marrë mbështetje me fjalë dhe vepër edhe nga personalitete politike dhe një këshillimore. Kur mediat edhe njëherë më pyetën për intervistë, unë pranova dhe pas kësaj më nuk mu janë ndalur telefonatat më.
Horizonte: Si ishte për Ty dhe si e ndjeve ti këtë: Në njërën anë refuzimi i kërkesës për natyralizim me arsyetime absurde dhe në anën tjetër mbështetja e gjerë e opinionit zviceran?!
Funda: Nuk e kuptova, nuk u pajtova dhe kërkova ndihmë, të cilën fatmirësisht edhe e morra. Nuk e pritja një debat kaq të zjarrtë. Isha shumë e lumtur për reagimet e shumta pozitive: Morra shumë letra me përgëzime inkurajuese, edhe njerëz që më uronin sukses; morra edhe kopje të shkresave që njerëz të ndryshëm u kishin dërguar mediave publike zvicerane (SRG) dhe komunës në mbështetje time; dy ish shoqe të shkollës u lajmëruan me kartolina përkrahëse, bile edhe në rrugë më janë drejtuar përzemërsisht njerëz të ndryshëm… nuk kam marrë asnjë reagim negativ.
Horizonte: Natyralizimi me veti bie edhe mundësinë e bashkë vendosjes politike. A je angazhuar deri më tani politikisht?!
Funda: Jo, edhe këtu më ka munguar guximi, pasi unë nuk jam njeri që kuvendon lirshëm. Me rastin e votimeve dhe zgjedhjeve unë me siguri se do të jem aktive. Gjithashtu kam ndërmend ti bashkëngjitëm një partie, mirëpo nuk besojë se dikush do të sheh fotografinë time në ndonjë pllakat zgjedhjesh.
Vërejtje: Natyralizimi i Funda Yilmaz ishte vu rishtas në rend dite për tu shqyrtuar në mbledhjen e këshillit komunal të 18 tetorit 2017, me çrast edhe iu aprovua natyralizimi.
Intervistoi: Osman Osmani