Sot mund të shohim shumë njerëz që në përditshmëri merren me yoga. Arsyeja qëndron te përfitimet shëndetësore që ajo ka. Yoga përfshin nje pako të veçantë të dobive shëndetësore si: krijimin e forcës, përmirësimin e funksionit të zemrës e mushkërive, si dhe përmirësimin e shëndetit mendor.
Duke bërë yoga zgjatja e muskujve ndryshon përmbajtjen e tyre të sasisë së ujit duke i bërë ato më elastike. Me kalimin e kohës gjatë zgjatjeve stimulohen qelizat që rigjenerojnë kolagjen dhe ndërtimin e muskujve më të fortë.
Përzierja e yoga-s me ushtrime fizike dhe frymëmarrje të kontrolluar janë dobi e madhe për sëmundjet e mushkërive siç është astma apo bronkiti kronik. Yoga stimulon qarkullimin e oksigjenit, gjë që ndihmon personat me muskuj të dobët të zemrës dhe gjithashtu ul tensionin e gjakut dhe redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Yoga largon simptomat e depresionit, ankthit, stresit sikurse edhe medititmi. Hulumtimet shkencore për dobitë që yoga ka vazhdojnë ende, dhe priten të dhëna më të detajuara në faktin se si ndikon yoga në parandalimin e sëmundjeve tjera.