Diaspora njëra ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik në Kosovë

Edhe një tjetër ka lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme, ku flitet për kontributin e diasporës në Kosovë. Sipas Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kosovarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës, po vazhdojnë të jenë shtyllë e fortë nnë mbajtjen financiare të bashkëfamiljarëve të tyre, ndërkohë që po vazhdon të mbetet një ndër tri shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës.

Sipas raportit të BQK-së, mërgimtarët dërguan në Kosovë 800 milionë euro dhe kjo është një rritje vjetore prej 5.5%, ndërsa 1 miliardë janë shpenzimet e udhëtimeve të realizuara nga banorët jo resident, e që gjithsej kjo shumë shkonë në 1.8 miliardë në vit.