Kanuni i Lekë Dukagjinit i përkthyer në gjuhën gjermane nga Bardhec Berisha

Shumë libra kanë arritur të përkthehen nga një gjuhë në gjuhë tjeter. E veçanta e kësaj here është se kemi një liber që dikur madje edhe sot në raste të ndryshme në Kosovë e Shqipëri bëhet vendimtar në disa vendime që përbëjnë jetesën. Është Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Bardhec Berisha është përkthyes i librit Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Po ndajmë pak nga biografia e përkthyesit, studiuesit, shkrimtarit, autorit të shumë librave. Berisha lindi më 16.03.1961 në Dobërdol komuna e Klinës, Kosovë.

Shkollën fillore, në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, ndërsa studioi në shkollën e lart teknike, dega makineri në Ferizaj, si dhe gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Në fillim të viteve të `80-ta, shkon nga Kosova në Zvicër, ku edhe sot jeton.

Punoi në ndërtimtari, për të siguruar ekzistencën e familjes në Kosovë. Kohën e pakët të lirë që e kishte, ia kushtonte letërsisë, të cilën e studioi para se te migronte. Punoi edhe si përkthyes në Institucione të ndryshme në Kantonin e Luzern-it, por edhe më gjerë.

Në fillim të viteve `90-ta është bashkëthemelues i SHHB “Nënë Tereza” në CH, si dhe kryetari i parë i degës se Luzern-it.
Në mesin e viteve 90`- ta është bashkëthemelues i Shoqatës “Dukagjini”, shoqatë e komunës se Klinës për ta ndihmuar arsimin në Ks.
Në valën e luftës në Kosovë bashkë me Franz Moos (agronom zviceran, qe jetoi në vitet `90 në Pukë të Shqipërisë) themeluan Shoqatën “Drini” për bashkëpunim shqiptaro-zviceran, dhe zgjidhet coo-president i shoqatës bashkë me F. Moos, ku ndihmuan në çdo aspekt rikthimin e të përndjekurve nga trojet e tyre, (të përndjekur nga ushtria Serbe). Sa për ilustrim: – në bashkëpunim me DEZA (departamenti zviceran për bashkëpunim dhe zhvillim) dërguan mbi njëqind lopë në Ks, për kureshtje transporti u bë me Aerbus “Tupulev”.

Është bashkëthemelues i SHKSHZ në CH, bashkë me Besnik Camai-n dhe Driton Kajtazi-n, si dhe anëtar i kryesisë se parë.

Me 2006 shtëpia botuese zvicerane nga Luzern-i “Bruner Verlag” botoi përmbledhjen e tij (shqip-gjermanisht) “mirëdita Liebste” (Mirëdita e dashur).

Është bashkëthemelues i edicionit “Xenia” (Luzern-Klinë), me Martin Schällebaum, Prend Buzhalën, Hajdin Morinën dhe Gjon Gjergjin, botojnë vepra letrare në të dy gjuhët shqip-gjermanisht dhe anasjelltas.

Me 2011, organizuar nga IKRK me seli në Zhenevë, mbajnë orë letrare bashkë me vajzën e tij Rozë Berisha dhe Pedro Lenz (shkrimtar i mirënjohur CH), në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve në Bern.

Përveç shkrimeve ai merret edhe me përkthime letrare.

Është i ftuar dhe pjesëmarrës në organizime të ndryshme kulturore, historike, të trashëgimisë kombëtare dhe letrare gjithandej CH.
Bashkëpunon me institucione të ndryshme zvicerane si në përkthimin ashtu edhe në prezantimin e vlerave të përgjithshme kombëtare në CH.
Me 2015 bashkë me shkrimtarët Zviceran Beat Portmann, Pablo Haller dhe rock band-in “Who s Elektra, ishin mysafirë në komunën e Klinës në prezantimin e letërsisë dhe muzikës se Ch.

Në fillim të vitit 2016 prezantohet me poezitë e veta në projektin “Rückehr” (Kthimi) në Escholzmat bashkë me tre poetët CH (Dominik Brun, Beat Portmann dhe Pablo Haller) si “vendas i Entlebuch-it, pasi qe edhe ai kishte punuar në vitet `80 – ta në Entlebuch.

Në tetor 2016 bashkë me poetin, kritikun letrar publicistin prof. Prend Buzhalën dhe me vajzat e tij Blertë dhe Rozë Berishën, morën pjesë dhe bënë prezantimin e poezisë shqipe në Woerdzfestival, në Luzern. Festival me renome botërore i fjalës se shkruar, ku ndër pjesëmarrës tjerë ishin edhe shkrimtarja me renome botërore Lori Anderson si dhe rock- këngëtarja me renome botërore, nga Britania e madhe P J Harwey.

Kurse me 25 Mars 2017 në “Neubad” të Luzern-it (ku ishin me qindra pjesëmarrës, si shqiptarë ashtu edhe zviceran) bëhet promovimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit” kodifikuar nga Shtjefën Gjeqovi, përkthyer në gjuhën gjermane nga Bardhec Berisha, vepër juridiko-kulturo-historike e lidhur ngushtë me rrënjët e tona kombëtare, e cila u mirëprit dhe ende po mirëpritet nga lexuesit gjermano-folës (sidomos edhe nga gjenerata e dytë shqiptare qe jeton në D (Gjermani), A (Austri) dhe CH (Zvicër),.si dhe promovimi i “Andorra” e Max Frisch-it, përkthyer na Meti Haxhosaj.

Kanuni mund të blihet dhe porositet të përkthyesi B. Berisha por edhe në ueb faqen www. Der-kanun.ch

Është anëtar i shoqatës se shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë, Shoqatës se Shkrimtarëve të Kosovës, ISSV (shoqata e shkrimtarëve e Zvicrës qendrore) si dhe i shoqatës se shkrimtarëve të Zvicrës.

Ka një bashkëpunim të ngushtë me poetët në Luzern dhe gjithandej Zvicrës dhe pothuajse për çdo muaj kanë organizime letrarë.

Më 2019 në Luzern promovoi përmbledhjen e poezive “Lisi&Leka” në dy gjuhë shqip gjermanisht. Po ashtu me 2019 me poezitë e veta mori pjesë dhe u prezantua në shënimin (jubilar) të 100 vjetorit e marrjes se çmimit Nobel për letërsi të shkrimtarit zviceran Carl Spritteler. Në korrik të vitit të kaluar u prezantua bashkë me shkrimtarët dhe muzikantët shqiptarë dhe zviceran në “S Festival” në vendlindjen i tij Dobërdol (në shtëpinë e tij), festival qe e organizuan për herë të parë “Die Diebe” (Hajnat) Bujar Berisha. Më përkthimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit arriti kulmin e veprimtarisë se tij.