Liverpool për një pikë nuk arrinë ta marrë titullin e Premier Ligës

21

Ka 29 vjetë që Liverpool nuk ka marrë titullin e Premier Ligës dhe këtë nuk arriti ta bëjë as të dielen, kur për një pikë nuk ia doli mbane. Liverpooli arriti ti grumbullontë 97 pikë në këtë sezon, ndërsa edhepse mposhti Wolverhampton Wanderes me rezultat 2-0, mbeti me një pikë më pak se Mancheser City, e cila e mori këtë titull.

Golat në ndeshje i shënoi Salah në minutën e 17-të dhe 82-të, por në anën tjetër Manchester City shënoi plot 4 gola, cka edhe bëri të fitonte pikë më shumë se Liverpooli.

Në këtë fitore të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri qëndrojë në bankën rezervë, përkundër performancës së mirë që dhuroi ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse u mungoi fati në Ligën Premier, ‘The Reds’ do të kenë mundësi që ta mbyllin sezonin me një trofe të madh, atë të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli do të përballet më 1 qershor me Tottenhamin në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ të Atletico Madridit, për t’i matur kështu forcat në finale për trofeun më të madh për klube në kontinentin e vjetër.