Deri kur disa deputetë do të na turpërojnë para vetës e botës?!

Që nga fillimi i kësaj legjislature, disa deputetë po sillen aq keq mes veti, fjalëve të rënda e fyerjeve, për të mos thënë po tregojnë sjellje rrugaçërie, sa po i dëmtojnë jo vetëm interesat e zgjedhësve, por edhe imazhin e Kosovës.  

Nga Profesor Fahri Mahalla, Lozanë   

Kur dolëm në zgjedhjet e fundit parlamentare për Kuvendin e Kosovës, na mbante shpresa se më në fund në këtë legjislacion do të kemi një formacion deputetësh të një niveli çfarë e meriton e Kosova. Por fatkeqësisht edhe kësaj radhe mbetëm të zhgënjyer. Pasi që deputetët paraqesin edhe një lloj pasqyre për vet shtetin e Kosovës, ne që jetojmë në mërgatë vazhdimisht jemi të preokupuar me të gjitha rrjedhat e zhvillimit ekonomiko-shoqërore në vendlindje, ndaj edhe nuk mund të jemi indiferent për gjithë atë që po ngjet brenda parlamentit të Kosovës, aty ku sillen e miratohen ligje, e jo siç po ngjet shpesh që po ky parlament ti ngjajë një mish-mashi që më së paku i ka hije një përfaqësimi të denjë të popullit të Kosovës.

Që nga fillimi i punës së kësaj legjislature, po shihet se disa deputetë po sillen shumë keq në parlament, për të mos thënë me një sjellje rrugaçërie që irriton çdo qytetarë e le më vet ne zgjedhëseve që kemi votua për ta. Ata me këto sjellje jo vetëm që cenojnë imazhin e Kosovës, por edhe vetë partinë që i përkasin, ndaj edhe partitë duhet të bëjnë më shumë, duke kërkua sjellje më të përgjegjshme si në sallën e parlamentit ashtu edhe gjatë punës në komisione e terren.

Sepse me këtë sjellje, që po tregojnë sot disa deputet, ata po i qesin hije të zezë edhe vet shtetit të Kosovës. Ndërsa që ne që i përcjellim këto seancat, kur i shohim disa skena, që nuk kalojnë pa fyerje e ofendime midis vet deputetëve, pyesim se si ka mundësi partitë ta tolerojnë deputetin e vet, që të sillet në  mënyrë, aq të ulët. Ndaj edhe vetës shpesh i shtrojmë pyetjen edhe si zgjedhës, se si ka mundësi  të ndodh një sjellje duke kaluar në një dukuri të pahijshme në parlamentin e Kosovës.

Ndaj edhe nuk mund e tu mos u drejtohemi ju deputetëve botërisht për dëshpërimin e madh që po na sillni, dhe për këtë u themi haptas se: ne i kemi humbur shpresat nga kjo garniturë e deputetëve të 2020. Ne po ju shikojmë, duke e ofendua njëri tjetrin, duke e poshtëruar njëri tjetrin, duke etiketuar njëri tjetrin,  duke ja ofendua familjen njëri tjetrit, shtrohet pyetja si ka mundësi kjo të ndodh, në kuvendin e Kosovës?!

O ju deputet, a e dini që ata që ju kanë zgjedh, që ju përcjellin e shikojnë. Ne jemi duke prit mbi 20 vite, që të krijoni kushtet për një jetë normale, ne kemi prit se situata aktuale do të ju bashkoj, ne kemi prit se ju do të bashkoheni, kur të fillojnë vdekjet nga koronavirusi, edhe kjo nuk ju afroi e as nuk ju bashkoi, ju lutemi mos na turpëroni para botës, ju deputetët e shpartalluar, para se me fillua seanca e kuvendit me pikat e rendit të ditës, ju katër orë e më shumë merreni mes veti, duke akuzua njëri tjetrin dhe duke e sharë njëri tjetrin, ne ju shikojmë, ju shikojnë edhe të tjerët, ju shikojnë edhe armiqtë tanë shekullor, ata dhe të tjerët do të thonë, kurë deputetët janë të këtij brumi e niveli, e  populli si mund të jetë.

O ju deputet të Republikës së Kosovës, ne nga ju kemi prit, që ju do ta forconi shtetin e Kosovës, që të mos poshtërohemi, siç jemi poshtëruar, jemi dhunua, e shkrumbua, jemi vra e masakrua, ne duam të jemi të sigurt në tokën tonë në shtetin e Kosovës, a e keni ju parasysh këtë, apo keni harrua se çka kemi përjetua gjatë luftës së fundit në Kosovë, ne nga ju kërkojmë që të na krijoni kushte për jetë normale, ne nga ju kërkojmë sigurim shëndetësor, a e dini ju që populli i Kosovës  frikohet se mos po sëmuret, sepse e dinë që s`ka sigurim shëndetësor, populli e din ai që ka para shërohet, ai që s`ka para, vdes.

O ju deputet votoni ligjet, që janë për të mirën e shtetit të Kosovës, sepse ne që po ju përcjellim gjatë debateve, po ju shohim se kush po mundohet me ndërtua, e kush për të rrënua edhe atë që është ndërtua me mund e sakrifica nga shumë gjenerata.

Bashkohuni për hir të fëmijëve, bashkohuni për hir të Kosovës, aq më parë në këtë situatë të rëndë pandemie, kur të tjerët po bashkohen, se pse situata është e tillë: pandemia po merr jeta të njerëzve, e mund t`ju marr edhe juve. Bashkohuni se zoti do të ju mallkoj brez mbas brezi. Ndërsa ne votuesit, kur të vijë dita e zgjedhjeve edhe ne do të ju ndëshkojmë. Ndaj edhe ju bëj thirrje  votuesve mos e shisni votën tuaj për kurrfarë çmimi, sepse një shumë çfarëdo qoftë paraje, atë mund ti merrni, një herë në çdo katër vite. Ma mirë është ti votojmë të diturit, të guximshmit, ti votojmë ata që na krijojnë vende pune, që të punësohemi dhe ta marrim rrogën mujore minimum 500 Euro, të mos përkulemi për 100 Euro para atyre vë që na kanë gënje vite me radhë

Më 07.08.2020 Lozanë.