Demonstratë e madhe e ndërtimtarisë

E shtunë, 17 maj 2025. Kërkojmë:

  • Ditë më të shkurta dhe një pauzë të paguar
  • Fund kohës së udhëtimit pa pagesë 
  • Rritje korrekte pagash dhe kompensim inflacioni

Punëtorët e ndërtimtarisë demonstrojnë për të drejtat dhe dinjitetin e tyre!

Asgjë nuk pikë nga qielli dhe punëmarrësve asnjëherë nuk u është dhuruar asgjë. Të arriturat e deritashme në boten e punës në Zvicër janë rezultat i angazhimit dhe luftës sindikaliste të punëmarrësve dhe sindikatave të tyre.

Shoqatat e sipërmarrësve të ndërtimit lëvizin vetëm atëherë, kur ndjejnë presionin e punëtorëve të ndërtimtarisë. Këtë e vërteton përvoja nga e kaluara.

Për këtë arsye të shtunën, më 17 maj 2025 organizohet një demonstratë e madhe nga punëtorët e ndërtimtarisë dhe kryepunëtorëve së bashku me sindikatën e tyre!

Punëtorët aktiv të ndërtimtarisë dhe kryepunëtorët kanë vendosur kërkesat e lartpërmendura të cilat Unia duhet t’i shtrojë në bisedime me Shoqatën e sipërmarrësve të ndërtimit në bisedimet për ripërtëritjen e Kontratës Kombëtare të Punës në ndërtimtarinë kryesore.

Mos u ndaj prej nesh, vetëm së bashku mund të fitojmë!

Ftohen të gjithë bashkëkombësit tanë, shumica dërmuese e të cilëve edhe ashtu janë punëmarrës, që të marrin pjesë në ketë demonstratë të madhe të ndërtimtarisë me 17 maj 2025 në Cyrih nga Zvicra gjermane e italiane, apo Lozanë nga Zvicra frënge.

Pjesëmarrja jote është përcaktuese për rezultatin

Sa më shumë që të jemi në këtë ditë, aq më shumë forcë do të kemi në negociata! Transport falas nga regjioni yt për në demonstratë!

Në ketë lidhje gjeni gjithashtu të gjitha vendet e nisjes dhe kohët e udhëtimit. https://unia.ch/de/schëerpunkte/lmv-2025/anmeldung?utm_source=Mobi-Flyer_DE&utm_medium=QR-Code&utm_campaign=LMV2025

Lajmërohu tek Unia e regjionit tënd ose në www.unia.ch/bau-demo 

Së bashku arrijmë më shumë! Të jesh anëtar në sindikatë, është traditë në ndërtimtari. Vetëm për këtë arsye ne kemi ato që kemi sot. Dhe vetëm për këtë arsye ne në të ardhmen arrijmë atë që na takon. (www.unia.ch/mitgliedschaft)