Atdhetari Metush Krasniqi (1928-1986)

Atdhetari Metush Krasniqi deri në vdekje për çlirimin e atdheut

Shkruar nga Sami ARIFI

Atdhetari, Metush Krasniqi, u lind, më 19 gusht 1928, në fshatin Dajkoc të Komunës së Kamenicës (Dardanës), ai shkollën katër klasëshe e mbaroi në gjuhën serbe në fshatin Hodanoc, ndërsa ciklin e lartë katër klasëshe e përfundoi në Gjilan, gjatë vitit 1942-1946, në gjuhën shqipe.

Atdhetari, Metush Krasniqi, kreu kursin pedagogjik gjatë vitit 1947-1949 në Pejë dhe në Gjakovë, pastai ai diplomoi edhe në Shkollën Normale të Gjakovës.

Metushi, filloi punën në fshatin Shipashnicë të Epërme në Shkollën fillore si mësues gjatë vitit 1950-1951.

Atdhetari, Metush Krasniqi, themeloi organizatën ilegale së bashku me shokët e tij, Organizat kjo e cila quhej «Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë», ku ky frymëzim i erdhi nga personalitetet e njohura të Organizatës Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së).

Autoritetet e arsimit të kohës e transferojnë Metushin, një vit më vonë, në shkollën fillore të fshatit Strezovc të komunës së Dardanës, ai punoi një vit, pastaj transferohet në Hogosht, ku, aty ra në kontakt me arsimtarin e gjuhës shqipe Ndue Nekajn.

Me vendimin e organeve të arsimit, Metushi pas një viti, transferohet në shkollën fillore të fshatit Muçivërc, pra në vitin shkollor 1955-1956, ajo shkollë me tërë stafin e saj bartet në fshatin Roganë-Dardanë (Kamenicë), ku Metushin çuditërisht, duke mos e njohur atë në veprimtarinë e tij, e emrojn drejtor, ku shkolla sot mban emrin e këtij atdhetari.

Në vitin 1957, ai detyrohet të shpërngulet në Shkup, ku atje krahas punës arsimore me përkushtim të veçant vepron në organizatën «Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave…», por Metushi nuk i shpëtoi syrit famëkeq të UDB-së, dhe, në nëntor të vitit 1958, ai burgosët dhe dënohet me 18-të vite burg të rënd, në të cilin burg i vuajti 8-të vite.

Metushi pas daljes nga burgu i kaloi disa vite në fshatin e tij të lindjes në Dajkoc.

Ardhetari, Metush Krasniqi, ishte i entuziazmuar për shkollim, ai regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, ku pastaj në vitin 1970 u punësua në Shkollën e mesme teknike «19 nëntori» në Prishtinë, mirëpo edhe nga këtu e larguan me një vendim të Dushan Ristiqit, kryetar i Komitetit Krahinor të Lidhjes Komunistëve të Jugosllavisë (KK të KKJ) në Prishtinë, si dhe Aleksandër Cana Pirqit-në krye të UDB-së në Gjilan.

Atdhetarin, Metush Krasniqin, e largojnë nga procesi edukativo-arsimor, meqë ai gëzonte autoritet në mesin e rinisë shkollore dhe universitare të Kosovës, por edhe në Maqedoni kishte formuar rreth të gjerë shokësh si: Hasan Dermaku, Rexhep Mala e Skënder Kastrati, Njazi Korça nga Gëmica, Kadri Zeka nga Poliçka, Ethem e Fehmi Bajrami nga Malisheva e Gjilanit ; Rexhep Elmazi e Rafet Bajrami nga Gjilani ; Jusuf Gërvalla, Zeqir Gërvallën e Sabri Novosellën në Prishtinë, Shefqet Jasharin e shumë të tjerë

Metushi vjen në krye të Organizatës «Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi» (LNÇKVSHJ), në vitin 1976. Metushi gjatë tërë viteve bënë përpjekje për bashkimin e të gjitha grupeve ilegale në një organizatë të përbashkët.

Metushi punoi gjatë viteve të 80-ta tërësisht në ilegalitet të thellë, por megjithatë UDB-ja famëkeqe përmes veglave të saja dinte saktësisht për aktivitetin e Metushit kështu që më 4 nëntor 1981 sërish burgoset, torturohet rëndë nga udhëheqësi i UDB-së së Gjilanit, Selim Brosha, e shume të tjerë. Atdhetari Metush Krasniqi pas katër muaj lirohet në gjendje të rëndë shëndetësore, ai më 4 nëntor 1985 sërish burgoset dhe gjatë shtatë muajve e pesëmbëdhjetë ditëve sa e mbajtën në burgjet e Prishtinës e të Mitrovicës, rrahet mitorisht, pastaj nga punëtorët e sigurimit jugosllav, më 16 qershor 1986 e lirojnë nga burgu, ndërsa më 15 tetor 1986 ndërroi jetë nga torturat që iu kishin bërë Metushit nga sigurimi shtetëror serbo-sllav, varrimi i këtij atdhetari të madh, Metush Krasniqit, u bë në fshatin e tij të lindjes, ai ndërroi jetë në moshën 58-të vjeqare, në Dajkoc.

Për këtë takim shkruan edhe Shkëlzen Gashi në librin e tij “Adem Demaçi-biografi”, Prishtinë, 2010, në faqën 71, ku thotë:

«Po të mos arrestoheshin Demaçi me të tjerët, ekzistonte mundësia e themelimit të një organizate ilegale prej disa të akuzuarve dhe veprimtarëve. Këta kishin bërë, më 2, 3 dhe 4 shtator 1974, takime, përpjekjet për themelimin e një organizate të përbashkët së bashku: Adem Demaçi bashkë me Ahmet Haxhiun, Ramë Govorin dhe Hyrije Hanën për tri ditë rresht takoheshin me Metush Krasniqin në shtëpinë e Metushit në fshatin Dajkoc të Kamenicës, ku e diskutonin mundësinë e organizimit dhe veprimit konkret të një organizate të përbashkët në ilegalitet për çështjen shqiptare…» , por, meqë këta u arrestan, takinet së shpejti u ndërpren.

Metush Krasniqi mbetet në kujtesën e popullit bashkë me dëshmorët e brezit të ri të kombit shqiptar meqë ndikimi i tij në frymëzimin te luftëtarët e UÇK-së ishte mjaft e madhe, meqë ai ishte frymëzues i madh i UÇK-së, ashtu si edhe yjet tjerë të ndriçuar të kombit shqiptar si: Jusufi, Kadriu e Bardhoshi, Fazli Grejqevci e Shaban Shala, Rexhep Elmazi e Hilmi Rakovica, Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Afrim Abazit, Zija Shemsiut, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Ali Ajetit, Xhemajli Berishës, Fadil Vatës, Ahmet Haxhiut e shumë të tjerë.

Lavdi e përjetshme atdhetarit të madh të çështjes kombëtare, Metush Krasniqit, dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e atdheut!…